1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

ETA kërcënon me rifillimin e atentateve në Spanjë

10 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BeEY
Organizata ilegale baske ETA ka kërcënuar me atentate të reja terroriste në Spanjë. Një deklaratë e tillë e terroristëve u publikua në gazetën baske ‚Gara'. Tre muaj pas skadimit të armëpushimit grupi deklaroi se procesi i paqes i nisur nga kreyministri spanjoll Jose Rodriguez Zapatero nuk sjell zgjidhje politike. Me këtë është synuar vetëm që të shtyhet ETA drejt dorëzimit, thotë organizata. Në luftën e saj për dekada me radhë për një shtet të pavarur ETA ka vrarë më shumë se 800 njerëz.