Escada falimenton - Turqia parajsë për mallrat e fallsifikuara
14 Gusht 20091- Sipas Dhomës turke të Tregtisë vendi është kthyer në një parajasë për prodhimet e falsifikuara. Në tregjet ilegale turke mund të gjesh të imituara gjithçka: orë, zyse dielli, atlete apo çanta dore të të gjitha markave të njohura. Blerësit janë në radhë të parë turistë nga Anglisa, Spanja apo Gjermania. Dhe ajo që të çudit ndërgjegja nuk vret askënd, as blerësit dhe as shitësit. Kilian Pfeffer me një informacion.
2- Modë për gra të kamura - ky ishte biznesi i deritanishëm i firmës gjermane të veshjeve Escada: princesha Diana, aktoret Kim Basinger dhe Demi Moore - ato të tëra mbanin veshje të Escadës. Sipërmarrja në afërsi të Mynihut ishte në të njëjtën kategori si edhe marka të tilla luksoze si Prada apo Louis Vouitton. Por lavdia dhe shkëlqimi i së kaluarës kanë marrë fund, sepse koncerni i modës për femra Escada shpalli falimentimin. Ralf Schmidberger me një protret të koncernit Escada.