1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogan pro shamisë së kokës në universitetet turke

19 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BhRx

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyp Erdogan) do të shfuqizojë urdhërin për mosmbajtjen e shamisë së kokës në universitetet e vendit. Për gazetën "Financial Times" ai tha se e drejta për shkollim të lartë nuk mund të dëmtohet për shkak të një fustani të një gruaje. Ngjashëm mendon edhe presidenti Abdullah Gyl (Abdullah Gül). Partia qeveritare konservatore-fetare aktualisht po punon për një kushtetutë të re. E paqartë është nëse anullimi i ndalimit të shamisë së kokës në universitete do të sanksionohet.