1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogan kërcënon edhe me sulm ushtarak në veri të Irakut, ne rast nevoje

28 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/BxKi

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan), pas dështimit të bisedimeve për krizën me qeverinë irakiane për rebelët kurd në veri të Irakut, ka kërcënuar me një ndërhyrje ushtarake."Një sulm ushtarak do të ndërrmeret, nëqoftëse ai do të jetë i nevojshëm", ka theksuar Erdogan. Ai e akuzoi BE-në që po e lë vetëm në luftë kundër rebelëve kurdë të PKK-së. Po ashtu Erdogani i relativizoi deklaratat e shefit të shtabit të përgjithshëm, Jasa Byjykanit (Yasa Büyükanit) se Turqia do të vendosë për një ndërhyrje të mundshme ushtarake kundër rebelëve kurd në veri të Irakut , pas takimit te kryeministri i Turqisë, Taip Erdogan me presidentin amerikan, Xhorxh Bush(George Bush), që planifikohet më 5 nëntor.