1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogan fitues i zgjedhjeve në Turqi

23 Korrik 2007

AKP ka shumicën

https://p.dw.com/p/BKuX
Ithtare te AKP-se me nje pankarte te kryetarit te saj ErdoganFotografi: AP

Pas luftës për pushtet për postin presidencial kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i fitoi bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës. Partia e tij islamiko-konservatore për drejtësi dhe zhvillim, AKP, arriti të marrë rreth 47% të votave dhe në të ardhmen mund të qeverisë e vetme. Erdogan e quajti rezultatin fitore të demokracisë dhe deklaroi se do ta vazhdojë kursin e reformave: "Fituesit e ketyre zgjedhjeve parlamentare janë qytetaret, e ardhmja jone e perbashket si dhe stabiliteti i vendit. Ky sukses nuk duhet ta na e rrisë mendjen. Përkundrazi ai na vë mbi super një përgjegjësi të madhe. Ne nuk do të spostohemi asnjë milimetër nga parimet themelore të republikës sonë. Ne do të punojnë të vendosur për anëtarësinë e plotë në BE dhe do të çojmë më tej në mënyrë energjike reformat tona demokratike."

Partia popullore republikane opozitare, CHP, që është për ndarjen e prerë të fesë nga shteti me udhëheqës, Deniz Bajkal, me rreth 21% ka pësuar humbje. Me 14% përfaqësimin ne parlament e ka siguruar edhe partia nacionaliste, MHP. Kjo parti nuk ka qenë e pranishme në parlamentin e fundit për mungesë të kuotës minimale të përfaqësimit me të paktën 10%. Përveç përfaqësuesve të ketyre tri partive në parlament do të hyjnë edhe 25 kandidatë të pavarur. Shumica e tyre do të jenë anëtarë apo simpatizantë të partisë prokurde DTP.

Në komentet e para për fitoren e Erdoganit jepen dy shkaqe, së pari situata e mirë ekonomike në vend. Sepse Turqia prej 21 çerekvitesh shënon një rritje ndermjet 6% dhe 9%. Së dyti rol duhet të ketë luajtur zemerimi i popullsisë ndaj ushtrisë, e cila pat kërcënuar në memorandum me puç, sikur ministri i jashtëm Gül të zgjidhej president. Gül, që si dhe Erdogan është një nder kokat e AKP, fituese e zgjedhjeve, konsiderohet momentalisht si politikani më i dashur në vend. Komentatori i gazetes liberale "Milliyet" Hassan Cemal:
"Ky është një memorandum i popullit kunder memorandumit të ushtrisë. Por kjo nuk duhet të cojë aty, që qeverisë t´i rritet mendja nga fitorja."
Presidenti i komisionit evropian Hose Manuel Barroso e uroi Erdoganin për fitoren në zgjedhje. Tani Turqia duhet të çojë përpara reformat politike dhe ekonomike, tha Barroso.
Një nga detyrat e parë të parlamentit të ri do të jetë zgjedhja e një presidenti të ri, si pasardhes të kryetarit të shtetit Sezer. Në bazë të vendimit të gjykatës kushtetuese së paku dy të tretat e deputeteve duhet të marrin pjesë në votimin e presidentit. Me këtë partitë duhet të detyrohen të merren vesh për një kandidat konsensual.