1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Emigrantët si sipërmarrës privatë

Jeanette Seiffert / Pandeli Pani 24 Dhjetor 2013

Emigrantët shikojnë në fillimin e një biznesi privat shanse punësimi për vete dhe familjen. Sidomos në familjet që vijnë nga vendet jugore në biznesin privat ndihmon e gjithë familja.

https://p.dw.com/p/1AfCi
Fotografi: DW/J. Seiffert

Makinerite digjitale të printimit janë në aktivitet të plotë. "Druckwelle" është një kompani e vogël që e kanë krijuar Sara Mohammadi dhe Mehdi Farsad para rreth një viti në lagjen e Bonit Beuel. Një histori suksesi që ka filluar në Turqi: Iraniania dhe Farsadi, i cili gjithashtu është me orgjinë nga Irani po jeton në Bonn, u njohën në një festë në Stamboll dhe ranë në dashuri. Sot janë të martuar dhe punojnë bashkë në një dyqan fotokopjesh.

"Sara ishte mjaft e sukseskshme në Iran dhe drejtonte një repart të një firme të madhe", tregon Mehdi Farsad gjithë krenari: "Këtë gjë në Iran e arrijnë pak gra." Po Sara e la karrierën e saj për të dhe erdhi në Gjermani për të filluar një jetë në Bonn.

Sara Mohammadi dhe Mehdi Farsad
Sara Mohammadi dhe Mehdi FarsadFotografi: DW/J. Seiffert

Ata e hapën biznesin në dhjetor 2012. Ata ofrojnë printime digjitale në të gjitha variantet, kartëvizita, broshura, kalendarë dhe postera. Brenda disa muajsh ata kanë fituar mjaft klientë si zyra të vogla projektimi dhe kompani të mëdha si DHL dhe Deutsche Telekom. Po ashtu shumë ekipe nga Boni printojnë tek "Druckwelle" bluza dhe broshura.

"Ishte një vit i mirë" tregon Sara Mohammadi. "madje ne kemi fituar më shumë se sa kishim planifikuar."

Dyqani si shans

Sipas studimeve të Institutit për Studimin e Tregut të Punës dhe të Profesioneve (IAB) në Nyremberg dhe të Universitetit të Hanoverit emigrantët hapin në Gjermani po aq shpesh firma sa edhe vendasit. Një ndër 20 emigrantë e ndërmerr një hap të tillë. Madje emigrantët që vijnë nga vendet evropiane në perëndim dhe veri të Gjermanisë hapin në Gjermani firma edhe më shpesh se gjermanët.

Hapja e dyqanit të fotokopjeve ishte e vetmja mundësi për Sarën që të punonte në profesionin e saj thotë Mehdi Farsad. Sara Mohammadi qesh dhe tregon se në fillim e pati të vështirë se nuk dinte gjermanisht. Tani ajo di aq mirë gjermanisht sa bisedon edhe me klientët.

Përveç problemeve të gjuhës për një emigrant që sa vjen në Gjermani është shumë e vështirë për të gjetur një punë të kualifikuar, thotë Mehdi Farsad. "Unë do të thosha në fushën e mediave, është pothuajse e pamundur" Tregu është i mbushur dhe të duhen kontakte të mira dhe rrjete. Mehdi Farsad ka punuar për shumë vite si teknik reklamash. Kur humbi vendin e punës dhe nuk po gjente vend tjetër e kuptoi se hapja e një firme private ishte një shans për të dhe të shoqen që të vazhdonin të ishin të suksesshëm në profesionin e tyre.

Sipas studiuesve të tregut të punës dhe të profesioneve emigrantët shikojnë në fillimin e një biznesi privat shanse më të mira për të bërë karrierë se sa gjermanët. Po ashtu në shumicën e rasteve diplomat e huaja në Gjermani nuk njihen, dhe prandaj firmën private të huajt e shohin si mundësi për të punuar në profesionin që kanë mësuar.

E gjithë familja jep një dorë

Jürgen Zanders, punonjës pranë Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë në Bonn, ka qenë konsulenti i Sara Mohammadi dhe Mehdi Farsad. Ai tregon se sidomos në familjet që vijnë nga vendet jugore në biznesin privat ndihmon e gjithë familja. "Gjyshja jep 10.000 euro, motrat dhe vëllezërit ndihmojnë gjithashtu me para - pra në një farë mënyrë të gjithë ndihmojnë për biznesin privat."

Edhe Sara Mohammadit dhe Mehdi Farsadit u kanë ndihmuar financiarisht familjet e tyre. Por më e rëndësishmja ishte përgatitja e planit të biznesit dhe kërkesa për kredi në KfW, sepse megjithë ndihmën financiare nga familja atyre u duhej të merrnin një kredi.

Existenzgründung Einwanderer Migranten
Fotografi: DW/J. Seiffert

Por jo të gjithë kanë sukses me biznesin e tyre privat, thotë Jürgen Zanders, punonjës pranë Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë në Bonn. Çdo vit p.sh. hapen 4000 biznese të reja private, por njëkohësish mbyllen edhe 3000 të tilla.

Firma "Druckwelle" në Bon do që vitin e ardhshëm ta shtojë ofertën dhe madje të ofrojë edhe produkte on-line. Sara Mohammadi thotë: "Dyqanin e kam si fëmijën. Dua patjetër të vazhdoj."