1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

150610 interview otte wirtschaftsregierung

16 Qershor 2010

Intervistë me Max Otte, profesor për ekonominë në Shkollën e Lartë Profesionale të Worms dhe ekspert për bashkimin monetar.

https://p.dw.com/p/Ns1L
Intervistë me Max Otte, profesor për ekonominë.
Intervistë me Max Otte, profesor për ekonominë.Fotografi: Max Otte

Pyetjes nëse koncepti i qeverisë ekonomike të Evropës, i cili favorizohet nga qeveria franceze, është një koncept bindës, Max Otte i përgjigjet:

"Ne tani hartuam paketën e ndihmave, dhe nga ana tjetër kemi nevojë për mekanizma politikë koordinimi. Në këtë kuadër, një qeveri ekonomike sigurisht që nuk do të ishte ide e keqe. Zonja Merkel vazhdon të ketë rezerva në këtë drejtim, por ne duhet të bëjmë hapa të mëtejshëm në rrugën për më tepër koordinim."

Përsa i përket propozimit të qeverisë gjermane, e cila angazhohet për një qeveri ekonomike të të 27 shteteve të BE, profesor Otte thotë:

"Ne e kemi këtë Evropë heterogjene. Ndoshta kemi të bëjmë me një lojë, e cila dikur do të marrë fund. Në fund të fundit, hapa përpara mund të bënin madje edhe më pak se 16 shtete të BE. Boshti gjermano-francez duhet të funksionojë, sepse pa të në BE nuk bëhet dot asgjë. Pastaj, vende të tjera mund të bashkohen me nismëtarët. Numrin 27 fillimisht unë e quaj një pozicion të prezantuar për qëllime taktike."

Eksperti gjerman mendon se bashkimi monetar ka qendrueshmëri të lartë:

"Bashkimi Monetar Evropian është shumë më stabil se sa rajoni që bazohet në dollarin e SHBA. Në vija të përgjithshme, ekonomia e SHBA është në gjendje shumë më të vështirë. Në fund të fundit kemi të bëjmë me një manovër shmangëse taktike, sepse problemet e vërteta janë në Amerikë dhe në Angli. BE është i mbrojtur prej vendeve të forta."

Me skepticizëm shprehet profesor Otte për parashikimet e reja të agjencive të vlerësimit të riskut:

"Kjo është një punë krejtësisht kundraproduktive. Agjencitë e vlerësimit të riskut luajnë një lojë të keqe. Kjo lojë mund dhe duhet të ndalohet politikisht. Duhet themeluar një agjenci evropiane e vlerësimit të riskut, madje një agjenci shtetërore."


Autor: DW/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama