Eksod i milicëve të IS-it nga Libani
29 Gusht 2017Ishin rreth një duzinë autobusësh dhe 11 automjete të urgjencës që u larguan, raportuan mediat në Siri dhe Hizbollahu libanez. Sipas tyre rreth 250 milicë të të ashtuquajturit "Shteti Islamik" dhe familjet e tyre janë larguar nga enklava e tyre në rajonin kufitar libanezo-sirian në drejtimin lindor të Sirisë.
Me këtë filloi edhe zbatimi i një marrëveshjeje mes hizbollahut shiit dhe ushtrive të Libanit dhe Sirisë. Sipas mediave siriane, para largimit, xhihadistët i vunë zjarrin shtabit të tyre. Sipas të dhënave libaneze bëhet fjalë për transferimin e gjithsej 400 ekstremistëve të IS-it.
Objektivi Deir al-Zor
Aksioni i evakuiimit filloi një javë pas fillimit të ofensivës ushtarake për dëbimin përfundimtar të IS-it nga rajonet malore. Armëpushimi po ndihmon për të shkëmbyer të burgosurit dhe kufomat e të rënëve.
Objektivi i ekstremistëve është qyteti Albukamal në provincën lindore, Deir al-Zor, i cilin ndodhet në pushtimin e IS-it. Kjo është hera e parë që IS-i nën presionin ushtarak bie dakord për evakuimin.
la/(ape,rtr)