1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ehud Barak, kryetari i ri i Partisë laburiste izraelite

13 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Axdv

Jeruzalem: Ish-kryeministri izraelit, Ehud Barak është kryetari i Partisë laburiste. Në një fjalim të mbajtur në Tel Aviv ai bëri një deklaratë ku shpalli veten president të Partisë laburiste. Sipas mediave vendore, nga zgjedhjet e brendshme të kësaj partie Barak ka fituar 51,3% të votave, ndërsa rivali i tij , ish-shefi i shërbimit sekret, Ami Ajalon, fitoi 47% të votave. Barak i bëri thirrje partisë së tij për unitet. Ai e mori këtë post nga shefi i deritanishëm i kësaj partie Amir Perez, i cili parashikohet të marrë postin e ministrit të mbrojtjes.