1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edi Rama ndryshon rrënjësisht qeverinë

28 Dhjetor 2018

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ndryshoi thellësisht kabinetin qeveritar. Këtë njoftim ai e bëri në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste që zhvilloi punimet të premten.

https://p.dw.com/p/3AjCm
Edi Rama
Fotografi: Getty Images/AFP/D. Dilkoff

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste të premten, (29.12.), ku kryeministri shqiptar, Edi Rama foli për mësimet që kjo parti nxorri nga viti në mbarim, Rama bëri të ditur edhe ndryshimet e thella në qeverinë e tij. Kryeministri Rama shprehu vlerësimin për punën e bërë të ministrave që ndërroi në kabinet. "Kam besim se qeveria e re do të krijojë më shumë hapësirë për ndërveprime", tha ai. Por kryeministri Rama paralajmëroi se "asnjë ministër nuk do të tolerohet, nëse nuk do t'i mbajë parasysh ato për të cilat është bërë i gjithë ky ndryshim."

Largohen nga kabineti Rama, ministrat Lindita Nikolla, Ditmir Bushati, Arben Ahmetaj Damian Gjiknuri, Niko Peleshi, Mirela Kumbaro, Sonila Qato. Ministrinë e Arsimit e merr Besa Shahini, atë të Financave, Anila Denaj. Ministria e Jashtme i besohet Genti Cakajt. Belinda Balluku merr postin e ministres në Ministrinë e Infrastrukturës. Blendi Çuçi merr postin në Ministrinë e Bujqësisë. Elva Margariti në Ministrinë e Kulturës. Eduard Shalsi shkon në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes. Me ndryshimin e ri do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministrja do të jetë Elisa Spiropali .Edi Rama zëvendësoi po ashtu Senida Mesin me Erion Braçen në postin e zëvendëskryeministrit.