1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edhe senatorë republikanë pro tërheqjes nga Iraku

14 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BFmx
Dy senatorë me ndikim nga radhët e Partisë Republikane e kanë këshilluar presidentin amerikan George W. Bush të përgatisë tërheqjen e trupave nga Iraku. Qeveria amerikane duhet të jetë e përgatitur për 'ndryshimin', kur në mes të shtatorit të paraqitet raporti i komandantit të trupës shumëkombëshe David Petraeus, thuhet në projektligjin e senatorëve Richard Lugar und John Warner. Në këtë mënyrë rritet trysnia mbi presidentin Bush nga kampi i tij për ta ndryshuar strategjinë. Presidenti duhet të hartojë menjëherë plane për reduktimin e trupave ose rigrupimin e tyre, thuhet në projektligj. Përballë dhunës së madhe dhe aftësisë së vogël të fraksioneve të ndryshme për kompromise politike, synimi i qeverisë demokratike në Bagdad duket i paarritshëm në të ardhmen e afërt. Ndryshe nga demokratët dy republikanët nuk propozuan afat fiks për tërheqjen.