1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edhe një herë bisedime pa rezultat përfundimtar

Barbara Wesel11 Qershor 2015

Misteri i zgjidhjes së krizës së Greqisë vazhdon. Në fakt takimi mes Merkel, Hollande dhe Cipras u mbajt. Por suksesi do të kishte tjetër pamje.

https://p.dw.com/p/1Ffii
Fotografi: Reuters

Pak para mesnatës përfundoi pas një bisede gati dyorëshe takimi mes Angela Merkel, Francois Hollande dhe Aleksis Cipras. Ledhatimi i sërishëm për sedrën e kryeministrit grek ishte më i shkurtër se në takimet e mëparshme.

Shtypi, që priste me orë të tëra, u ngushëllua pastaj me disa fjali të thata: Në një atmosferë konstruktive u këmbyen mendime për gjendjen e negociatave ndërmjet qeverisë greke dhe tre institucioneve. Dhe se ekziston unanimitet, që bisedimet në mes qeverisë greke dhe institucioneve duhet të vazhdohen me intensitet më të madh.

Kështu pjesëmarrësit në bisedime pranojnë se presioni kohor po bëhet gjithnjë e më i madh. E pazakonta ishte, se kryeministri grek, përndryshe aq i hapur me shtypin, u largua nga ndërtesa pa dhënë asnjë koment. Kështuqë hamendësimet për një sukses të mundshëm vazhdojnë.

Diku tjetër negociohet

Që para fillimit të bisedimeve, nga pala gjermane u tha se takimi tripalësh është vetëm një shkëmbim mendimesh, jo negociata. Edhe Angela Merkel kishte theksuar se vetëm institucionet – grupi i kreditorëve me FMN-në, BQE dhe Komisionin e BE, mund të sjellin zgjidhjen zyrtare. Puna në fakt duhet bërë atje, tha kancelarja.

Ata flasin përsëri me njëri-tjetrin Angela Merkel und Alexis Cipras
Ata flasin përsëri me njëri-tjetrin, Angela Merkel und Aleksis CiprasFotografi: Reuters/Y. Herman

Edhe gjatë kësaj dite pati ecejake në politikën e informimit mbi temën e Greqisë. Sikur Cipras të vijë me një ofertë, do të mbahej një takim tripalësh. Pastaj u tha se duhet të bisedohej me njëri-tjetrin. Europianët duket sikur po imitojnë lojën e pokerit me deklarata të ndryshme, e praktikuar deri tani nga grekët.

Gumëzhijnë thashethemet

Statt harter Nachrichten hatte zeitweise die Gerüchteküche die Schlagzeilen gemacht. Në Nju Jork disa orë para takimit të Brukselit një lajm për gjoja lëshime të mëdha të Gjermanisë lidhur me reformat shkaktoi madje rritjen e kursit në tregun e aksioneve, por pak më vonë lajmi u përgenjështrua nga qeveria gjermane.

Në të njëjtën kohë agjencia e ratingut Standard & Poor's e uli sërish vlerësimin për Greqinë, sepse mungon besimi për një zgjidhje të qëndrushme për problemin e borxhit. Tani Athina në tregun financiar ndodhet vetëm dy pikë larg falimentimit shtetëror.

Por ka edhe mbështës për kancelaren Merkel
Por ka edhe mbështës për kancelaren MerkelFotografi: Getty Images/AFP/L. Gouliamaki

Nga ana tjetër vëzhguesit e konsideruan si shenjë pozitive vendimin e BQE, për t'i vënë në dispozicion bankave greke 2,3 miliardë euro më shumë kredi ELA. Eurozona dëshiron ta mbajë me çdo kusht Athinën në bashkësinë monetare. Madje edhe vetë shefi i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem, zakonisht skeptik, tha në kuadër të një vizite në Finlandë, se mund të biem dakord tani brenda disa ditëve. Por megjithatë është për t'u bërë mjaft punë deri në takimin e ardhshëm të ministrave të Financave, tha ai.

Juncker dhe Cipras negociojnë përsëri

I dedikohet Jean-Claude Junckerit, shefit të Komisionit të BE, që Aleksis Cipras tregon sërish gatishmëri për kompromis, ky është interpretimi i një bisede të shkurtër sy ndër sy të të dyve. Gjatë kësaj bisede Juncker duhet të jetë pajtuar përsëri me grekun, i cili e kishte nervozuar së fundi me luhatjet e tij. Gjithsesi të dy takohen përsëri gjatë ditës për të vazhduar bisedën.

Flasin përsëri me njëri-tjetrin Juncker dhe Cipras
Flasin përsëri me njëri-tjetrin, Juncker dhe CiprasFotografi: picture-alliance/dpa/S. Rousseau

Edhe pala greke ka qenë e zellshme në përhapjenn e thashethemeve: Cipras është tani i gatshëm të pranojë tepricën e nevojshme buxhetore prej 1 për qind për këtë vit. Mbeten edhe dy deri tri pika të tjera të diskutueshme në reformën e pensioneve, në taksën e vlerës së shtuar dhe në privatizime.

Njoftimet e shtypit grek nga Athina konfirmuan sërish se qeveria dëshiron zgjatjen deri në pranverën e vitit të ardhshëm të programit të dytë të ndihmës, që përfundon në fund të qershorit. Kështu do të sigurohej në një farë mase likuiditeti i vendit, sepse grekët do të kenë prej kësaj akses në 11 miliardë euro nga mjetet finanicare për shpëtimin e bankave dhe mundësisht një ricaktim të borxhit nga BQE. Kështu Athinës i jepet një farë hapësirë lëvizjeje, megjithatë zgjatja nuk ka qenë deri tani objekt i negociatave.

Së shpejti do të dëshmohet, nëse këto dëshira do t'i bëjnë të dështojnë bisedimet, apo do të kontribuojnë për zgjidhjen e problemeve, nëse Alexis Cipras si kompensim bën të tjera lëshime në reforma për kreditorët.