'E majta' gjermane pritet të zgjedh kryesinë në Berlin
16 Qershor 2007Reklamë
Berlin: Partia e socializmit Demokratik dhe Alternativa elektorale për drejtësi sociale tani i takojnë së kaluarës. Me emërimin e kandidatëve të tyre për kryesinë e partisë së re 'E majta' në Berlin përfunduan kongreset e fundit të ndara të këtyre partive. Këtë të shtunë pritet themelimi zyrtar i partisë së re të përbashkët. Në krye të forcës së re politike do të jenë Oskar Lafontene dhe Lothar Bisky.