1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E ardhmja e gazetarisë hulumtuese & Aktiviteti i iniciativës EPMA në landet lindore gjermane

30 Korrik 2010
https://p.dw.com/p/OYXl

1. Dokumente ushtarake sekrete i përcillen një faqeje interneti. Kjo ua ofron ato tri gazetave të zgjedhura dhe i publikon dokumentet paralelisht online. Publikimi i dhjetëra mijëra dokumenteve ushtarake në internet për luftën në Afganistan, shumica të fshehta, ngre sërish pyetjen se 'pamje do të ketë në të ardhmen gazetaria hulumtuese. Shkurtime strikte në SHBA i kanë prekur rëndë gazetarët hulumtues, veçanërisht vitet e fundit. Ata u kthyen në mall luksi, që shumë redaksi gazetash amerikane nuk mund t'ia lejonin më vetes. Këto e kthyen nevojën në virtyt: gazetari hulumtuese vazhdon të ketë. Vetëm se ajo bëhet ndërkohë nga bahkime reporterësh të pavarur nga redaksitë, të cilat financohen ndër të tjera nëpërmjet dhurimeve. Nicole Markwald.

2. Feja dhe integrimi shpesh shihen si kundërthënie. Iniciativa EPMA në landet lindore gjermane shfrytëzon larminë e besimeve të ndryshme në Gjermani dhe vendos kontakte mes të krishterëve, myslimanëve dhe hebrejve. Qëllimi është të shfrytëzohet potenciali i këtyre komuniteteve për integrimin në shoqërinë gjermane të migrantëve. Heiner Kiesel informon.