1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reformat në Greqi

Jannis Papadimitriou26 Shkurt 2015

Para vetëm kundrejt reformave! Kjo ishte ujdia e fundit mes Greqisë e kreditorëve me këmbënguljen gjermane. Të premten (27.02) Bundestagu vendos për dihmat e reja. Por sa do t'i kushtojnë reformat Alexis Tsipras?

https://p.dw.com/p/1Ei6R
Symbolbild Griechenland EU Schuldenkrise
Fotografi: Reuters/Y. Herman

Qeveria e re greke nën drejtimin e politikanit të majtë, Alexis Tsipras është e orientuar nga lufta e vendosur kundër evazionit fiskal, korrupsionit dhe politikës së tarafeve. Me këtë ajo shpreson më shumë të ardhura për arkat e shtetit. Që në fushatën zgjedhore strategët e partisë majtë bubullonin kundër biznesmenëve të mëdhenj - të quajtur oligarkë sipas modelit rus -të cilët bëheshin përgjegjës për bllokimin e gjatë të reformave në Greqi, edhe një pjesë e madhe e mediave është nën kontrollin e tyre. Tsipras do të veprojë kundër këtyre tarafeve.

Po pse duhet të ketë një politikan i majtë më shumë sukses se paraardhësit e tij? "Syriza, partia e majtë greke duket së pari se ka vullnetin politik për të bërë reforma të tilla. Me sa duket ky vullnet nuk ka qenë tek qeveritë e mëparshme", është i mendimit Jorgos Tsogopulos, eskpert në think-tankun athinas, ELIAMEP i pyetur nga Deutsche Welle.

Giorgos Tzogopoulos
Eskperti Jorgos Tsogopoulos: Syriza ka vullnet politik për reformaFotografi: Privat

Partia e majtë ka madje shansin historik të presë rrethin vicioz të bllokimit të reformave dhe austeritetit, politikës së kursimeve, beson politologu. "Për faktin se të gjtha qeveritë e mëparshme nuk ecën shumë përpara me reformat, duhej të merrnin pastaj masa kursimi ku të mundnin, me fjalë të tjera, masat e kursimit nuk u bënë të nevojshme, sepse duhej të viheshin në jetë marrëveshjet me kreditorët, por sepse ato nuk u zbatuan", ankohet anlisti. Tsipras ka tani shansin të provojë se marrëveshjet me kreditorët nuk kufizohen thjesht në masa të ashpra kursimi.

Program kursimi që zyrtarisht nuk cilësohet si i tillë

Por këtu fillojnë edhe problemet: Partia e majtë as nuk do ta perceptojë së në realitet ajo e ka miratuar programin e kursimeve. Në vend të kësaj ajo flet për "zgjatje të marrëveshjeve të kredive" me kreditorët. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Europiane dhe Bashkimi Europian nuk quhen më trojka, dhe ky emërtim u zhduk papritur nga mediat - tani flitet për "institucionet", që shoqërojnë përpjekjet e Athinës për reforma.

Griechenlands Finanzminister Varoufakis in Berlin 05.02.2015
Ende jo vështrim në të njëjtim drejtimi Schäubles dhe Varoufakis - Gjermania dhe Greqia ende grinden për kursin e kursimeveFotografi: Reuters/F. Bensch

Gazetat e majta shkruajnë të entuziazmuara mbi një "epokë të re pa trojkën", dhe se kursimtarëve në Bruksel dhe Berlin iu tregua vendi. Kjo është e kuptueshme, sepse çdo qeveri do t'i paraqesë vendimet saj si të suksesshme, thotë politologu Tsogopulos. Por kjo mbart edhe rreziqe: Në fushatën zgjedhore pritshmëritë u ngjitën shumë lart, dhe opinioni publik nuk ka ndryshuar ende pas zgjedhjeve. Shumë njerëz ende besojnë se qeveria e re nuk ta vazhdojë programin aktual të masave të kursimit."

Tani po shtohen kritikat edhe nga radhët e të majtëve. Eurodeputeti Manolis Glezos dhe eksperti Kostas Lapavitsas kritikojnë ujdinë me kreditorët e Greqisë. Kritika vijnë edhe nga ministri i Energjisë, Panajotis Lafazanis. Në një seancë maratonë të grupit parlamentar të Syrizas të mërkurën (25.02) kreu i qeverisë Tsipras u përpoq të qetësonte dallgët. Për Aleksis Papahelas, drejtor i gazetës greke, "Kathimerini", "herët a vonë Tsipras do të konfrontohet me një opozitë të trefishtë, atë brenda kampit të vet që nuk do të jetë dakord me kthesën. E dyta me interesat e grupeve të ndryshme, që do të kundërshtojnë reformat për shkak të interesave të veta, dhe e treta me opozitën e vërtetë, nga e cila nuk dëgjohet shumë tani, sepse ajo merret me analizën e rezultateve zgjedhore."

Formulime të paqarta në programin e kursimeve

Qeveria e Alexis Tsipras erdhi më në fund në realitet, mendon analisti i TV Skai: "Këtu luajti një rol të madh rreziku që bankat greke do të mbylleshin nëse nuk do të kishte një ujdi brenda kësaj jave." Kryeministri e ka marrë vendimin e tij, ai do që Greqia të mbetet në eurozonë. Nuk ka qenë vendim i lehtë, mendon Papahelas, por i përgjegjshëm.

Tani planet për reforma duhen mbushur me jetë. Shumë formulime me kreditorët në ujdinë e fundit janë të paqarta dhe lënë hapësirë për interpretime. Për shembull kur bëhet fjalë për "reformën e sistemit të taksave mbi vlerën e shtuar", që nënkupton rritjen e tvsh-së për hotelierët grekë në të ardhmen. Me këtë hap qeveria e re do të humbasë shumë simpati. "Pyetja kryesore është nëse qeveria e re do të jetë e aftë të realizojë më mirë programin e kursimeve", paralajmëron Tsogopulos. Por tani bëhet fjalë për rifitimin e besimit në katër muajt e ardhshëm pastaj mund të flitet për një paketë të tretë shpëtimi për Greqinë.