1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dënohet sulmi në Pakistan kundër ish- kryeministres Buto

19 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/BsYL

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun (Ban Ki Moon), ka dënuar atentatin në Pakistan ku humbën jetën mbi 100 njerëz. Ai shprehu besimin se forcat politike pakistaneze do të bashkëpunojnë për të forcuar unitetin kombëtar. Presidenti pakistanez, Pervez Musharaf e quajti sulmin e djeshëmm një komplot kundër demokracisë. Qeveria e tij do të bëjë gjithçka për të kapur përgjegjësit, siguroi Musharaf. Sulmi është dënuar edhe nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Australia, India, Rusia dhe Afganistani. Ka arritur të paktën në 130 numri i të vdekurve në Pakistan, si pasojë e sulmit ndaj ish kryeministres pakistaneze, Buto (Benazir Bhutto), pas kthimit të saj nga mërgimi.