1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dresden - jashtë listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

26 Qershor 2009

Pas një konflikti disa vitesh UNESCO e përjashtoi nga lista e trashëgimisë botërore Luginën në lumin të Elbës, ku shtrihet edhe qyteti gjerman Dresden.

https://p.dw.com/p/Ibn3
Dresden - qytet historik gjerman

Pesë vjet me radhë lugina 20 kilometra e gjatë e lumit të Elbës ku shtrihet edhe qyteti i Dresdenit ishte pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Duke filluar me kështjellën Pilnitc përgjatë luginës së Elbës gjatë shekujve janë ndërtuar në harmoni me natyrën objekte të ndryshme që sipas mendimit të ekspertëve të UNESCO-s duhej të përfshiheshin në objektet me rëndësi për kulturën botërore. Fjala është për ura metalike, pjesën baroke të qytetit të Drezdenit apo atë historike të qytetit Ostragehege.

Tani Dresdenit iu hoq ky titull, sepse komiteti i UNESCO-s për trashëgiminë kulturore është i bindur se ura e re "Waldschlösschen" e shkatërron autenticitetin e kësaj lugine dhe vlerën e saj universale.

Po qyteti ka kohë që ka humbur, sepse ai është i ndarë në përkrahës dhe kundërshtarë të urës dhe grindjet mes këtyre grupeve dhe mungesa e vullnetit për kompromise prishën punë edhe në bisedimet me UNESCO. Dresdeni e kuptoi me shumë vonesë që qendra e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore botërore duhej të pyetej dhe të përfshihej në procesin për ndërtimit të urës. Landi Rheinland-Pfalz është treguar me i zgjuar dhe e kur ka qenë fjala për ndërtime në luginën e Rinit të Mesëm, e cila është gjithashtu në listën e trashëgimisë botërore, e ka përfshirë edhe këtë qendër në planifikime.

Po a ka humbur përgjithmonë Dresdeni? Komiteti i UNESCO-s u shpreh se Dresdeni mund të konkurrojë sërish. Gjithësesi mosmarrëveshjet për urën do të lënë gjurmë. Po përkrahësit dhe kundrështarët e urës duhet ta kanë të qartë se në Drezden ka edhe shumë çështje dhe probleme të tjera të rëndësishme dhe zgjidhja e tyre kërkon kompromise dhe jo luftë llogoresh.

Autorë: Karsten Wolf/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Sonila Harasani