1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Kritikë nga qendra e pushtetit"

Jan Bruck / Angjelina Verbica12 Janar 2013

Në filmin "Vrit i pari" ish-punonjës të lartë të shërbimit sekret izraelit kritikojnë ashpër vendin e tyre. Tani dokumentari është kandidat për Oscar. Ai është një bashkëprodhim me televizionin gjerman.

https://p.dw.com/p/17IwX
Der Film „Töte zuerst – Der israelische Geheimdienst“ („The Gatekeepers“) von Regisseur Dror Moreh ist in der Kategorie beste Dokumentation für den Oscar nominiert. Avraham Shalom, Ami Ayalon, Yaakov Peri, Yuval Diskin, Avi Dichter, Carmi Gillion (v.l.) © NDR/Dror Moreh, honorarfrei - Verwendung gemäß der AGB im Rahmen einer engen, unternehmensbezogenen Berichterstattung im NDR-Zusammenhang bei Nennung "Bild: NDR/Dror Moreh" (S2), NDR Presse und Information/Fotoredaktion, Tel: 040/4156-2306 oder -2305, pressefoto@ndr.de
NORDDEUTSCHER RUNDFUNK, NDR Koproduktion für Oscar nominiertFotografi: NDR/Dror Moreh

Kurrë më parë ish-funksionarë të lartë të shërbimit të fshehtë izralit "Shin Bet" nuk kanë folur në mënyrë kaq të hapur mbi punën e tyre si në këtë film. Filmin e ka bërë Dror Morehut një ish-ushtar i një njësie specialie dhe aktualisht regjisor. Për dokumentarin e tij "Vrit i pari" izraeliti është takuar me të gjashtë ish-shefat e shërbimit sekret, që jetojnë ende dhe i ka intervistuar ato. Për çudi ata sulmojnë hapur dhe me autokritikë politikën izraelite të sigurisë, duke përfshirë vrasjet e qëllimshme të liderëve palestinezë.

Dokumentari me titullin "The Gatekeepers", i cili ka fituar çmime të shumta të kritikës, është nominuar tani për Oskar në kategorinë e "dokumentarit më të mirë" së bashku me pesë prodhime të tjera. Ajo është një vepër e përbashkët, për të cilën kanë bashkëpunuar stacioni gjerman NDR, televizioni izraelit dhe ARTE France. Oscarët do të jepen më 24.02.2013 në Los Anxhelos. Patricia Schlesinger nga NDR ka shoqëruar projektin nga fillimi.

DW: Zonja Schlesinger, si lindi ideja për një dokumentar kaq të pazakontë si "Vrit i pari"?

Patricia Schlesinger: Ideja lindi në vitin 2008 nga autori dhe regjisori Dror Morehut. Ai erdhi tek ne dhe solli shirita me dy intervista të ish-shefave të Shin Bet-it. Këtu duhet thënë se kjo organizatë quhet gjithashtu: "Mbrojtësit e padukshëm". Këta njerëz nuk dalin thuajse kurrë para kamerave dhe as nuk japin deklarata kritike. Pra, ai erdhi me këto kaseta dhe tha: "Këtta janë dy të parët, unë i dua t'i kem të gjithë dhe i dua para kameras. Ne i thamë: Në qoftë se ia arrin, do të bashkëpunojmë."

Programmbereichsleiterin NDR Kultur und Dokumentationen Patricia Schlesinger Die Rechte wurden uns vom NDR eingeräumt Copyright: NDR Eingestellt im januar 2013
Patricia SchlesingerFotografi: NDR

Cili mund të jetë sipas mendimit tuaj motivi i një shefi të shërbimit sekret për të bërë deklarata kaq të hapura dhe kritike?

Patricia Schlesinger: Kjo është pyetja vendimtare. Përgjigja e vetme, që unë mund të jap, është se këta njerëz janë të merakosur për të ardhmen e Izraelit. Ata shqetësohen, nëse mund të vazhdohet kështu, nëse Izraeli është politikisht në një rrugë pa krye. A mund të thuhet një ditë se Izraeli fiton çdo betejë, por humbet çdo luftë? Izraelitët, siç thonë ata vetë, janë bërë mizorë: jo vetëm ndaj palestinezëve, por edhe ndaj vetvetes. Kjo ide është diçka, që preokupon brezin e ri në Izrael prej kohësh. E reja dhe tronditësja në filmin tonë është se tani edhe figura nga qendra e pushtetit, që i njohin politikat e sigurisë më mirë se askush, janë të një mendjeje me këto kritika.

Përse ju si transmetues publik gjerman vendosët të jeni bashkëproducent i këtij dokumentari?

Patricia Schlesinger: Konflikti i Lindjes së Mesme do të na shoqërojë me siguri edhe në brezat e ardhshëm. Unë besoj se gjithçka, që kontribuon, për ta bërë këtë konflikt më të qartë dhe publik, mund të çojë në ndryshimin e opinionit në të dyja palët. Kjo është e rëndësishme për ne.

Çfarë e bën filmin interesant për një publik ndërkombëtar?

Patricia Schlesinger: Është interesante që ish-shefat e Shin Bet-it flasin hapur për vrasjet e liderëve palestinezë, për hedhjen e bombave mbi Gazë, por edhe për terrorin, që përhapin hebrejtë ultra-ortodoksë. Motoja në Shin Bet është: "Nëse dikush vjen për të të vrarë, atëherë ngrihu dhe vrite ti atë i pari." Kështu lindi edhe ideja për titullin e filmit. Të flasësh në lidhje me atë, që e motivon aparatin e sigurisë izraelite për të vepruar, është me siguri interesant jo vetëm për shikuesit gjermanë. Kjo fundja e shihet edhe te partnerët tanë ndërkombëtarë në këtë prodhim të përbashkët.

A ka shkaktuar filmi "Vritni të parët" reagime në opinionin izraelit?

Patricia Schlesinger: Filmi ka dalë fundjavën e kaluar në kinemanë izraelite. Njerëzit rrinin në radhë para kinemave. Njerëzit në Izrael kanë qenë me të vërtetë të tronditur. Të gjitha gazetat kanë shkruar që nga qendra e pushtetit vijnë kritika kaq të ashpra ndaj politikës së vet. Kritika vjen zakonisht nga opozita. Kritika e ish-punonjsëve të shërbimit të fshehtë është vështirë të injorohet.

Çfarë rëndësie ka për ju nominimi për Oscar?

Patricia Schlesinger: Për herë të parë nominohemi për Oskar me një dokumentar gjerman. Dhe me një temë, që është tepër e vështirë dhe e diskutueshme. Duhet të hysh në këtë film, ai nuk është i lehtë të konsumohet. Mesazhi i tij është shumë tronditës. Nga suksesi ne ndjehemi të inkurajuar për të bërë edhe më tej dokumentacione të tilla dhe të mos trembemi nga temat e vështira.

Patricia Schlesinger është drejtuese e sektorit „Kultura dhe Dokumentacionet“ në Radion Gjermanoveriore (NDR).