1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Do të ketë Shqipëria që sot një president të ri?

Arben Muka20 Korrik 2007

Rreth dy orë para se në Tiranë të zhvillohet raundi i katërt për votimin e presidentit të ri të republikes, situata është ende e paqartë

https://p.dw.com/p/BKDn
ParlamentiFotografi: AP

Në prag të zhvillimit të raundit të katërt për votimin e presidentit te ri të republikës situata parqitet e paqartë. Pas spekullimeve dhe hamendësive të shumta në media se të djathtët do të afrojnë në votim deputetë nga Lëvizja Socialiste për Integrim ne opozitë, drejtues të kësaj partie i kanë përgënjeshtruar këto zëra duke pohuar të kundërtën.

Nën kryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi deklaroi se asnjë deputet i kësaj partie nuk do të jetë pjesmarrës në seancë, pasi sipas tij kjo do të ndodhë kur “të tërhiqet kandidati i djathtë Bamir Topi, për ti hapur rrugë kandidatit konsensual, Neritan Ceka.” Xhufi shpreson se Topi do të tërhiqet pas raundit të katërt. Xhufi i LSI-së tha se opozita do të jetë e bashkuar në mospjesmarrje në seancën e ditës së premte në mbrëmje.

Por nga rradhët e mazhorancës bëhen kalkulime të tjera. Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokristiane, Nikoll Lesi, i ka bere thirrje te premten kandidatit Neritan Ceka të tërhiqet dhe sipas tij për këtë akt “kryemninistri Berisha duheti ti ofrojë atij një post në qeveri”. Lesi ka bindje se fitimtar ne garën presidneciale do të dalë Bamir Topi, nënkryetar i PD-së.

Deri sa te hapet seanca e sotme pritet që të ketë zhvillime dhe lëvizje të tjera kryesisht në prapaskenë, në kuadër të tentativave të të djathtëve për të tërhequr disa vota nga e majta, për të arritur shifrën magjike të 84 votave pro Topit. Që odiseja 1 mujore për të zgjedhur presidentin mundësisht të mbyllet që të premten, në raundin e parafundit të votimeve.