1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Do të anëtarësohet Bullgaria dhe Rumania në BE?

DW16 Maj 2006

Komisioni i BE-së do të japë rekomandimin, nëse Bullgaria dhe Rumania do të pranohen në BE që prej 1 janarit 2007 apo do të anëtarësohen një vit më vonë

https://p.dw.com/p/Aqdv
Fotografi: AP

Sot BE do të marrë një vendim paraprak në lidhje me momentin e pranimit të anëtarëve të rinj në BE dhe në euro-land. Gjithashtu komisioni i BE-së do të japë rekomandimin, nëse Bullgaria dhe Rumania do të pranohen në BE që prej 1 janarit 2007 apo do të ketë shtyrje afati me një vit.

Komisari i BE-së për zgjerimin, Olli Rehn, do të shprehet pro anëtarësimit të këtyre vendeve më 1 janar 2007, por BE-ja mund ta shtyjë këtë datë për një vit më vonë, në rast se këto vende nuk i përmbushin me kohë standardet e BE-së. Përpara fillimit të seancës së diskutimeve, kryetari i partive konservatore në Parlamentin e Evropës, Hans-Gert Pëttering (CDU) tha në DLF: "Sigurisht që nuk ishte gabim që si Rumanisë edhe Bullgarisë t'u thuhej në përgjithësi se ato mund të bëhen një ditë anëtare të BE-së, por parë nga këndvështrimi i sotëm përmendja e datave të tilla si 1 janari 2007 apo 1 janari 2008 ishte një gabim. Por pasi ky gabim është bërë tani prej kryetarëve të shteteve dhe të qeverive duhet që të veprojmë me përgjegjësi. Kjo mënyrë të vepruari me përgjegjësi do të thotë që ndaj këtyre dy shteve të vazhdojë presioni për të arritur standardet dhe në rast të kundërt të përdoren edhe mekanizmat mbrojtës."

Po ashtu në takim do të diskutohet edhe për pranimin e Lituanisë dhe të Sllovenisë në euro-zonë.