1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ditë të kulturës shqiptare në Jenë

DW2 Dhjetor 2006

Qendra e Evropës Juglindore për kontakte menaxhimi dhe kulturë e Universitetit "Fridrich Shiller" të Jenës, iniciatore dhe organizatore e ditëve të kulturës shqiptare në Jenë, synon me këtë zgjimin e interesit për Jenën, e cila është qendra e dytë për nga rëndësisa pas Mynihut e studimeve albanologjike në Gjermani.

https://p.dw.com/p/AsDX
Jena
JenaFotografi: Transit-Archiv

Jena - qyteti i njohur i Gëtes dhe Shillerit hap dyert edhe per kultura te tjera. Internacionalitetin jap këtij qyteti idilik në lindje të gjermaniase edhe numri i madh i studentëve, shumë jogjermanë. Në mesin e tyre edhe mjaft studente shqiptare, te cilët me shumë përkushtim kane ndihmuaa ne organizimin e diteve te kultures shqiptare ne Jene.

Një seri aktivitetesh për pesë ditë. Ditët e kulturës në Jenë filluan në datën 28 dhjetor e zgjasin deri ditën e shtunë. Gama e aktiviteteve: Që nga forumet e dikutimit për Shqipërinë e referatet shkencore deri tek leximet autoriale, ekspozitë fotografike, filma shqiptarë, kurse gatimi e koncerte me muzikë alternative nga Shqipëria.

Po pse ditë të kulturës shqiptare pikërisht në Jenë? Organizatori dhe drejtori i organizatës së Evropës Juglindore për kulture dhe kontakkte menaxhimi, Henry Ludvig shpjegon: Jena është krahas Mynihut një universitet ku prej kohësh janë zhvilluar studimet albanologjike, madje vazhdojnë të zhvillohen. Në shtëpinë botuese "Eugen Friedrich" janë botuar prej kohësh studime për Shqipërinë. Prej vitit 1998 pas një ndërprerje mund të studiohet madje albanoligji në Jenë. Kjo lidhet me faktin se në Universitetin e Jenës janë të njohura tashmë studimet për Evropën juglindore. Ideja e ditëve kulturës ka ekzistuar që para një viti. Qëllimi është që të bëjmë të njohur Jenën si qendra tjetër e studimeve albanologjike. Për këtë nuk mjaftonte vetëm një aktivitet, ne donim të tërhiqnim më shumë vëmendjen me më shumë- prandaj këto ditë kulture."


Interesi i publikut, pohon Henry Ludvig ishte mjaft i admirueshëmn. Në natën e hapjes së ditëve të kelturës salla ishte e mbushur plot dhe madje jo vetëm me studente shqiptarë por me gjermanë të cilët donin të dinin diçka më shumë për Shqipërinë. Henry Ludvig i kënaqur me aktivitetet e deritanishme shpjegon: "Kemi zgjzuar vërtet interes. Madje jemi të habitur se në aktivitetin tonë kanë qenë mjaft njerëz, që nuk vini universiteti. Arsyeja është kurioziteti, si edhe më parë dihet shumë pak për Shqipërinë. Ndoshta edhe faktori ekzotik luan në rol këtu."

Një nga highlight e ditëve të kulturës shqiptarë ishte edhe Forumi me temë: "Shqipëria në pasqyrën e Evropës - Identifikim dhe përjashtim", forum në të cilin organizatorët kishin ftuar balkanologë, politologë e historianë nga Universitetet e ndryshme gjermane. Edhe gazetari i radios Deutsche Welle, Pandeli Pani ishtë një diskutantët në këtë forum, i cili zgjoi vëmendjen sidomos në çështjen e identitetit të shqiptarëve: "Theksi u vu kryesisht në faktin se natyrisht që identiteti i shqiptarëve është evropian si në kuptimin historik të fjalës ashtu edhe në kuptimin gjuhësor, por problemi që ka Shqipeia ose ajo që i duhet Shqipërisë në drejtim të bërjes kompatibël të identitetit të saj me identitetin evropian, në bazë të transformimeve që pëson ky lloj identiteti janë vlerat që duhet të ketë shoqëria civile në Shqipëri, vlera, të cilat duhet të përputhen me ato të ofruara nga Bashkimi evropian dhe shoqëria civile në Bashkimin Evropian."

Shqipëria me tolerancën fetare është një model për Evropën, ishte mendimi i diskutantëve. Madje u bë fjalë edhe për një lloj islami me fytyrë evropiane, që mund të gjendet si tillë vetëm në Ballkan. Pandeli Pani: "Shqiptarët vetë e shikojnë veten si një komb multifetar ku fetë bashkëjetojnë në mënyrë të natyrshme me njëra-tjetrën dhe pikërisht ky model bashkëjetese mund të jetë mjaft i pranishëm dhe mjaft i pranueshëm edhe në procesin e integrimit evropian. Gjithsesi për vetë dobësinë që ka shteti shqiptar dhe rolin e Shqipërisë nuk mund të thuhet se Shqipëria mund të marrë përpsiëpr një lloj roli të jashtëzakonshëm ndërmjetësues ndërmjet dy civilizimeve, civilizimit përëndimor dhe atij oriental."

Për studentët shqiptarë që jetojnë në Jenë, këto ditë ishin jo vetëm
leksionesh. Ata u përpoqen të ndihmonin në mbarëvajtjen e ditëvetë kulturës shqiptare, siç tregon edhe studenti i lëndës së gjermanishtes, Admir Kraja nga Shkodra: "Për mua ky ishte një emocion i veçantë, sepse për herë të parë unë merrem me organizimin në një aktivitet të tillë kulturor. Për mua ishte një mundësi e mirë për të treguar se kush janë shqiptarët, për t'i dhënë Gjermanisë një imazh tjetër të Shqiërisë."

Për organizimin e ditëve kultorore shqiptare ka kontribuar edhe Landi i Tyringenit dhe bashkia e qytetit të Jenës.