1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dita Botërore e refugjatëve: Mijëra refugjatë humbasin jetën drejt rrugës për në shtetet e BE-së

Sabine Ripperger20 Qershor 2007

Organizata e re për të drejtat e njeriut e sapo themeluar "Borderline Europe" do të ndjekë me vëmendje fatin e refugjatëve të cilët përmes detit Mesdhe kërkojnë të hyjnë në Europë

https://p.dw.com/p/Ayf3
Elias Bierdel, dhe kapiteni i "Cap Anamur", Stefan SchmidtFotografi: AP

Në kërkim për një jetë më të mirë shumë refugjatë dhe emigrantë gjejnë gjithmonë e më shumë vdekjen në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian. Ata arratisen nga atdheu i tyre për të shpëtuar jetën nga lufta, katastrofat natyrore, gjendje e rëndë ekonomike në vend apo shpesh nga diskriminimi i tyre në atdhe. Një nga trhemeluesit e organizatës "Borderline" Europa, dhe ish-kryetari i organizatës humanitae Cap Anamur, Elias Bierdel e vlerëson si të tmerrshëm numrin e refugjatëve që nuk arrijnë të mbijetojnë në rrugën e gjatë deri në Europë: Autoritet spanjolle për këtë patën njoftuar se vetëm në ishujt Kanare vetëm gjatë vitit të fundit ishin mbytur rreth 6 mijë njerëz.

Kur Bierdel para tre vjetësh ishte me anijen "Cap Anamur" në det të hapur me kapitenin Stefan Shmidt, nuk i përfytronte dot përmasat e tragjedisë. Atëherë ata shpëtuan 37 refugjatë në rrezik dhe sot janë ende në proces gjyqësor. Ata duan që së bashku me themeluesit e tjerë të mos i pranojnë aq thjesht tragjeditë në Detin e Mesdhe.

Duhet ndërmarrë diçka ndaj vdekjeve ne masë dhe anonimitet, thotë Bierdel: "Në një kuptim ajo që po bëjmë ne është një akt i rezistencës kundër politikës, e cila lejon vdekjen e mijëra vetëve dhe ndoshta është përgjegjëse edhe për atë sepse këta njerëz marrin në sy rrezikun."

Para së gjithash bëhet fjalë të zbardhet ajo që po ndodh. Për këtë arsye "Borderline" do të formojë një arkiv të besueshëm. Peshkatarë dhe anijet e tregtisë nuk guxojnë më të shpëtojnë njerëzit nga frika e dënimit.

Ish-shefi i anijes humanitare Cap Anamur nuk do ta pranojë një gjë të tillë, Stefan Shmit: "Ështe një nga ligjet më të vjetra të lundrimit, që secili, pavarësisht se pse ndodhet rrezik, duhet të shpëtohet nga anije që vëren rastin urgjent në det të hapur. Po qe se nuk e bën, atëherë ai është fajtor për mosdhënie ndihme në rast nevoje, dhe mund të dënohet për disa vjet. Tek ne ka ndodhur e kundërta. Ne kemi shpëtuar dhe pikërisht për këtë arsye po ndiqemi penalisht."

Në emër të organizatës së sapokrijuar, Bierdel kritikoi Komisionin Evropian dhe qeveritë evropiane që pavarësisht mijëra viktimave vazhdojnë politikën e izolimit: "Gjithnjë e më shumë anijë lufte, avionë, dhe helikopterë po organizohen nga Bashkimi Evropian dhe "Frontex" të jenë në mision, por ky izolim do të çojë vetëm në atë që lëvizjet e refugjatëve të fillojnë të bëhen në kanale të tjera, Eksodin e refugjatëve për të cilin flasim nuk mund të ndalohet me masa ushtarake. Do të ndryshojë vetëm mënyra e lëvizjes."