1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024

30 Maj 2024

Gjuha gjermane është gjuha e dytë e huaj më e folur në Kosovë. Prandaj Gjermania, Austria, Zvicra dhe Luksemburgu organizuan "Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024“.

https://p.dw.com/p/4gR6H
Interesi për gjuhën gjermane shtohet vazhdimisht në Kosovë
Interesi për gjuhën gjermane shtohet vazhdimisht në KosovëFotografi: DW

Në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm ambasadat dhe përfaqësues të institucioneve të Gjermanisë, të Austrisë, të Zvicrës dhe të Luksemburgut organizuan "Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë2024".

Gjatë tyre pati veprimtari të ndryshme si ekspozita, koncerte, podcaste, shfaqje filmash, lexime, piknik letrar, ligjërata dhe biseda, kurse gjuhe, një mbrëmje me karaoke dhe të tjera.

Gjatë Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë pati veprimtari të ndryshme
Gjatë Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë pati veprimtari të ndryshme Fotografi: DW

Sa herë që bëhet fjalë për gjuhët e huaja, gjuha gjermanepërmendet më së shumti nga kosovarët. Ashtu si dhe brezat e kaluar, edhe tek të rinjtë interesimi ka qenë i lartë dhe është duke u rritur edhe më tepër prej mundësisë për të punuar në Gjermani, ose për t'u punësuar në call centers.

Erolld Xhemajli
Erolld XhemajliFotografi: Vjosa Cerkini/DW

Shumë kosovarë dinë mjaft mirë gjermanisht, si p.sh. Erolld Xhemajli. "Di të flas gjermanisht, e kam mësuar në Austri, sepse unë jam lindur aty në Linz. Në shkrim, lexim e di gjuhën gjermane dhe e di më mirë se gjuhën shqipe. Më pëlqen si gjuhë, edhe pse është shumë e vështirë."  - thotë ai.

Emigratët ekonomikë dhe huazimet

Lidhja e kosovarëve me gjuhën gjermane daton që nga koha kur kosovarët shkonin për të punuar si "Gastarbeiter” apo "punëtorë mysafirë” në Gjermani. Sot shumë familje kanë të afërmnë Gjermani dhe prandaj vazhdojnë të jenë në kontakt me gjuhën gjermane. Prandaj shumë qytetarë të Kosovës edhe nëse nuk dinë gjermanisht dinë disa fjalë nga gjuha gjermane.

Blerta Kazani
Blerta Kazani Fotografi: Vjosa Cerkini/DW

Blerta Kazani tregon: "Nuk është se e di gjuhën gjermane, por disa fjalë i di si p.sh.: "natürlich”, "sehr schön” që do të thotë "shumë bukur”, di të numëroj: eins, zwei, drei… Të gjitha këto fjalë i kam mësuar prej televizionit, i kam dëgjuar shpesh edhe nëpër filma. Përpos të tjerave janë edhe familjarët që jetojnë jashtë që i përdorin disa fjalë kur të vinë në vendin tonë.

E vlefshme në tregun e punës

Gjuhës gjermane, çdo vit e më shumë po i shtohet vlera edhe në tregun e punës në Kosovë. Kërkesat për të mësuar gjuhën e gjermane janë të shumta, sepse edhe mundësitë e punësimit për ata që e njohin këtë gjuhë po rriten gjithnjë e më shumë.

Arbër Xheladini, mësues i gjuhës gjermane
Arbër Xheladini, mësues i gjuhës gjermaneFotografi: Vjosa Cerkini/DW

Arbër Xheladini, mësues i gjuhës gjermane, thotë se "gjuha gjermane është gjuha e dytë e huaj më e folur në Kosovë. Gjuha gjermane ka impakt qysh moti në gjuhën shqipe. Për shembull kemi përdorur një fjalë qysh moti që nga paralufta dhe paslufta. Fjalë të gjuhës gjermane që ndoshta edhe nuk e kemi ditur që janë nga gjermanishtja. Ta zëmë tani pjesët e veturave: auspuch, koplung, këto gjithmonë i kemi përdorur prej gjermanishtes në shqip. Fjalë të tjera i kemi pasur në sferën e punës për shembull "baushtelle”, e kanë përdorur dhe besa ende përdoret. Fjalë të reja që kanë sjellë edhe bashkëatdhetarët janë: "shatci”.

Portret në sfond të bardhë: Vjosa Çerkini me flokë të gjata të zeza dhe një xhaketë me kuadrata të vegjël.
Vjosa Çerkini reportere, autore nga Evropa Juglindore