1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Efektet e një vendimi

3 Shkurt 2012

Vendimi i Gjykatës Supreme suedeze për të mos shqyrtuar apelimin e themeluesve të faqes The Pirate Bay, të cilët janë dënuar për shkeljen e të drejtave të autorit, nuk është një surprizë e mund të sjellë efekte të tjera.

https://p.dw.com/p/13wWY
Pamje e kopjeve të vjedhura në internet
Pamje e kopjeve të vjedhura në internetFotografi: picture-alliance/dpa

Gjykata Supreme suedeze vendosi të Mërkurën të mos marrë në shqyrtim apelimin e themeluesve të faqes online The Pirate Bay, që është faqja më e madhe në botë ku mund të shkarkosh gjithçka pa pasur nevojë të paguash.

Carl Lundstöm, Fredrik Neij dhe Peter Sundes i'u mohua apeli. Së bashku me themeluesin tjetër Gottfrid Svartholm Warg, i cili ishtë i sëmurë dhe nuk u paraqit në gjykatë, janë dënuar nga 4 deri në 10 vjet burg dhe një gjobë prej 6,8 milion dollarësh. Ata nuk u arrestuan menjëherë ndaj u larguan nga Suedia dhe është ende e paqartë se kur dhe si do të paguajnë gjobën apo kur do të fillojnë të vuajnë dënimin.

Peter Sundes iu mohua apeli
Peter Sundes iu mohua apeliFotografi: cc

“Vendim me efekt domino”

Dënimi i tyre me burg dhe gjoba të rënda është edhe një sinjal për të gjithë ata që kanë në pronësi faqe të tilla, sepse gjykatat do t'i ndëshkojnë për të mbrojtur të drejtat e autorit.

“Ne jemi duke parë pasojat e vendimit që tani, “ thotë per Deutsche Welle Marten Schultz, profesor drejtësie në Universitetin e Stokholmit. „Përfaqësues nga kompanitë që zotërojnë të drejtat thanë se do ta marrin vendimin si një pikënisje për mbylljen e të gjitha faqeve ku përdoruesit e internetit këmbejnë materialet e tyre." Zyra Suedeze Anti-Pirateri deklaroi për gazetën Aftonbladet se po bëhej gati për të ndërrmarrë një sulm të ri kundër këtyre faqeve.

Në blogun e tij Sunde shkruante se ai dhe kolegët e tij nuk ishin “surprizuar” nga vendimi i gjykatës. “Çështjet e mëparshme gjyqësore kanë qenë të “korruptuara”, me ministrin e Drejtësisë, i cili u vu nën presion nga SHBA,” shkruan ai. “Ishte e qartë që Gjykata Supreme, ku shumë nga gjykatësit bëjnë shumë para vetëm me anë të drejtave të tyre, nuk do ta merrte në shqyrtim këtë çështje.”

Logoja e "The Pirate Bay"
Logoja e "The Pirate Bay"

Bllokimi i domainit

Sunde theksoi se The Pirate Bay ka qenë në ballë të lëvizjes për lirinë e fjalës në vend duke dhënë “kontribut në luftën kundët korrupsionit dhe censurës.” Sunde tha se ka nisur të shkruajë edhe një libër për këtë çështje.

Ndërkohë faqja online ka bllokuar adresën e saj kryesore, për të transferuar të gjithë materialet tek kopja e saj me domain suedez "thepiratebay.se" në mënyrë që të shmangë një mbyllje nga autoritetet amerikane.

Një avokat i Lündstrom tha për gazetën suedeze Dagen Nyheter se vendimi ishtë “absurd” dhe i bëri thirrje ligjvënësve të shohin kuadrin ligjor për shkarkimet nga interneti.

Author: John Blau/Amarildo Topi

Redaktoi: Lindita Arapi