1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dialogu Kosovë - Serbi & Emigrimi dhe trafikimi në Kosovë & Shkollat private në Maqedoni

4 Mars 2011
https://p.dw.com/p/R6PU

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të fillojë në Bruksel, sipas të gjitha gjasave ditën e marte. Palët thonë se janë përgatitur për bisedime, por pritjet e njërës dhe palës tjetër janë krejt të ndryshme. Prishtina pohon se Kosova dhe Serbia si shtete të pavarura duhet të bisedojnë vetëm për çështjet tenknike që lehtësojnë jetën e qytetarëve nga të dy anët e kufirit, ndërsa Beogradi kërkon që në fazën e dytë të bisedimeve të rihapet edhe çështja e statusit të Kosovës. Ndërkohë që në Bruksel janë të mendimit se, në një farë mënyre, të dy palët kanë të drejtë.

Gjendja e rëndë ekonomike dhe papunësia e lartë mbeten ndër arsyet kryesore të emigrimeve të shpeshta të kosovarëve në vendet tjera. Kjo gjendje bën që individë e madje edhe familje të tëra shpesh të bien prej e tranfikantëve të ndryshëm. Viktimat e fundit ishin disa familje nga komuna e Podujevës, informon

Ligji për arsim fillor në Maqedoni do të mundësojë që për herë të parë të themelohen shkolla fillore dhe të mesme private në gjuhën angleze, gjermane ose frenge. Komunat të cilat janë kompetente për organizimin e arsimit fillor kanë mirëpritur këtë mundësi, sepse prindërit, nxënësit dhe shoqatat arsimore kaherë kanë treguar interesim për shkolla private në gjuhë të huaja. Hapja e shkollave private krahas atyre publike do të ndikonte në rritjen e cilësisë, mendojnë eskpertët e kësaj fushe.

Autor: Marina Maksimoviq/Ajete Beqiraj/Fatos Musliu

Redaktoi: Bahri Cani