1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhuna në Irak nuk ka fund,18 terroristë të dyshuar arrestohen

22 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BKhY


Së paku pesë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një makine bombë në një zonë me shumicë shiite të Bagdadit.
Incidenti ndodhi dje , ndërsa në Naxhaf është vrarë këshilltari politik i klerikut shiit, Ajatullahut të Madh, Ali Al Sistani. Ushtria amerikanë bëri të ditur se ka arrestuar 18 terroristë të dyshuar.
Burimet amerikane njoftojnë për gjashtë militantë të vrarë nga një sulm ajror kundër një baze militantësh në verilindje të Bagdadit. Zyrtarët irakainë thanë se 18 civilë u vranë gjatë këtij sulmi.