1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhuna në Siri shkallëzohet më tej

Klaudia Witte/Eliana Xhani12 Shtator 2013

Një vend në spiralen e dhunës: edhe raporti aktual i Komisionit Hetimor për Sirinë radhit krime nga më të rëndat. Megjithatë asgjë nuk ndodh. A ka kuptim të vazhdojë ky dokumentim?

https://p.dw.com/p/19gew
Fotografi: Salah Al-Ashkar/AFP/Getty Images

Konflikti në Siri ka marrë një tjetër kthesë të rrezikshme. Palët e armiqësuara luftojnë me ashpërsi më të madhe se kurrë dhe kërcënojnë të tërheqin në vorbullën e dhunës gjithë rajonin. Në këtë përfundim arrin raporti aktual për Sirinë e komisionit hetimor të Këshillit për të Drejtat e Njeriut. Mbi bazën e intervistave me dëshmitarë dhe të prekur, komisioni i përbërë nga katër ekspertë të së drejtës ndërkombëtare ka rindërtuar atë ç'ka ndodhur në Siri muajt e fundit. Ashru si në të kaluarën edhe këtë herë regjimi i Damaskut nuk i ka lejuar pjesëtarët e komisionit të hyjnë në Siri.

Raporti jep një pamje krejt të zezë të situatës në Siri në periudhën e marrë në shqyrtim nga mesi i majit deri në mes të korrikut. Edhe kjo pamje është megjithatë e vjetëruar, deklaron presidenti i Komisionit Paulo Pinheiro: "Përdorimi i dyshuar i armëve kimike në muajin gusht i ka dhënë më shumë urgjencë diskutimit për një reagim të përshtatshëm ndërkombëtar." Pinheiro paralajmëron se indinjata për përdorimin e gazit helmues mund të lërë në harresë krime të tjera lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut në Siri dhe bëri të qartë: "Pjesa më e madhe e të vdekurve dhe të plagosurve shkojnë në llogari të sulmeve të paligjshme me armë konvencionale."

Shtim i dhunës

Sa i takon përdorimit të gazit helmues në 21 gusht në periferitë në lindje të Damaskut, Komisioni tregohet i përmbajtur në vlerësim. Duket se ekspertët nuk duan t'i paraprijnë raportit përfundimtar të inspektorëve të armëve kimike të OKB-së, i cili pritet këto ditë. Për organizatën humanitare Human Rights ëatch është pothuajse e sigurt se masakra me gaz helmues shkon në llogari të regjimit të Asadit. Sinjale të shumta flasin për autorësinë e qeverisë siriane, deklaroi në Gjenevë Peter Boukaert, ekspert për krizat pranë Human Rights ëatch. Përdorimi i armëve kimike është pjesë e një strategjie shkallëzimi nga ana e trupave qeveritare.

Dhuna në Siri nuk ka të ndalur
Dhuna në Siri nuk ka të ndalurFotografi: Reuters/Muhammad Qadour

"Hap pas hapi qeveri siriane ka përdorur armë gjithnjë e më të rënda kundër popullsisë", shpjegon ai. "Në fillim ata qëlluan me pushkë mbi demonstruesit. Pastaj përdorën artileri më të rëndë dhe më vonë hodhën bomba nga avionë." Pas këtyre përdorën bomba me dispersion dhe më zjarr dhe në fund raketa me të cilat rrafshuan një lagje të tërë. "Dhe tani shohim përdorimin e armëve kimike."

"Këtu të gjithë janë të këqinj"

Komisioni hetimor në raportin e tij të fundit bën një dallim të saktë mes masakrave, akteve të dhunës dhe krimeve të luftës nga trupat qeveritare dhe ato që luftojnë krah kryengritësve. Por në emërues ato janë të ngjashme: vrasje, tortura, dhunë seksuale, pengmarrje: të gjitha palët në konflikt janë fajtore për kryerjen e tyre. Anëtarja e Komisionit Carla del Ponte i cilësoi përmasat e krimeve në konfliktin në Siri "të pabesueshme".

Carla del Ponte i cilësoi përmasat e krimeve në konfliktin në Siri "të pabesueshme"
Carla del Ponte i cilësoi përmasat e krimeve në konfliktin në Siri "të pabesueshme"Fotografi: Reuters

"Normalisht mund të dallosh mes forcave politike të mira dhe atyre të këqija. Por po ju them se këtu nuk ka forca të mira. Këtu të gjithë janë të këqinj", deklaroi ajo pak pas publikimit të raportit të Komisionit Hetimor. "Kjo do të thotë se për krimet nuk janë përgjegjëse vetëm trupat qeveritare. Edhe rebelët kryejnë krime të rënda dhe të pabesueshme. Diçka të tillë nuk e kam parë kurrë më parë. Nuk kam ndeshur kurrë praktika të tilla dhune si në Siri, madje as në luftërat në Ballkan."

Pleduaje për raporte të tjera

Që prej dy vjetësh tashmë dokumenton Komisioni Hetimor shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri dhe i duhet të pranojë i pafuqishëm se situata përkeqësohet nga java në javë. Raportet e deritanishme nuk kanë frikësuar asnjë prej autorëve të krimeve, askush nuk druhet se dikur mund t'i duhet të përgjigjet për to, konstatojnë ekspertët në raport. Megjithatë Peter Boukaert nga Human Rights ëatch mendon se dokumentimi duhet të vazhdojë.

Raportet e Komisionit Hetimore nuk mund të zëvendësojnë veprimin e vendosur të bashkësisë ndërkombëtare në konfliktin në Siri. Funksioni i tyre është më tepër ai i një sinjali alarmi: "Nëse ka pasur ndonjëherë një argument të qartë dhe bindës për domosdoshmërinë e një angazhimi të fortë të bashkësisë ndërkombëtare, që vrasjet në Siri të marrin fund, ai është dokumentimi i krimeve, që lë pas Komisioni Hetimor për Sirinë."