1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhuna e përgjakshme në Irak nuk ka të ndalur

9 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BDvZ


Bagdat:ZYrtarët thonë se së paku 34 vetë janë vrarë dje gjatë sulmeve të ndara me bomba në Bagdad. Në mesin e të vrarëve janë edhe 23 rekrutë të ushtrisë irakiane. Sulmet u bënë pasi një ditë më parë, nga shpërthimi i një kamioni – bombë në qytetin verior irakian, Tuz Khurmato u vranë së paku 130 vetë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. Njëherësh, ushtria amerikane njoftoi se janë gjetur trupat e pajetë të një çifti bashkëshortor irakian, që punonte për ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad. Grupi militant "Shteti Islamik në Irak", që udhëhiqet nga Al-Kaida, pati marrë përgjegjësinë për këtë vrasje në një mesazh në internet më 31 maj. Ushtria e Shteteve të Bashkuara poashtu njoftoi për vrasjen e një pjesëtari të saj, jatë luftimeve në provincën Salahuddin.