1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhuna dhe devijimet tek nxënësit në shkollat në Maqedoni është realitet

22 Nëntor 2010

Ministria e Arsimit paralajmëron masa të rrepta për të gjithë ata nxënës, të përfshirë në devijimet, që hasen në ambientet e shkollave. Rol kyç në kthimin e sigurisë në shkolla mund të luajë edhe familja, thonë ekspertët

https://p.dw.com/p/QFRE
Fotografi: DW/Fatos Musliu

Rrahje në shkolla, raporte jo të mira mes arsimtarëve dhe nxënësve, përdorimi i alkoholit dhe drogave, janë dukuri, që shpesh po hasen në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni. Shumica e nxënësve pranojnë faktin se në shkolla që moti ka humbur siguria. Ata shpesh herë janë dëshmitarë të situatave të palakmueshme, që ndodhin në klasë, apo në oborrin e shkolles. “Ka rrahje edhe në shkollën tonë. Vlen të theksohet se në baza nacionale nuk bëhen këto rrahje, por më tepër për raste banale, për shëmbull ka rrahje për femra dhe për fyerje të ndryshme.” thotë nxënësja e shkollës së mesme nga Shkupi.

Përveç agresivitet në shkolla ndeshen edhe alkoholi dhe droga

Mazedonien Schule
Shkollë në ShkupFotografi: DW/Fatos Musliu

“Po, pa dyshim në shkollën tonë përdoret alkoholi, mirëpo ekziston edhe mundësia e përdorimit të drogave. Nga bisedat mes shokëve flitet se përdoret droga edhe në shkollën tonë”. Sociologu Ilija Acevski thotë se masat, që merren për parandalimin e dukurive devijuese në shkolla, kanë një rol improvizues. Etika dhe morali nuk duhen shpjeguar vetëm në mënyrë teorike, nxënësit kanë nevojë më shumë për gjëra praktike, me ta duhet haptas të flitet për të gjitha problemet. “Në një sistem arsimor, ku flitet vetëm për rregullat e sjelljes dhe asgjë nuk mësohet në praktikë, procesi edukativ mund të krijojë një reaksion të kundërt. Me nxënësit duhet të flitet haptas për të gjitha dukuritë negative”, thotë Acevski.

Mazedonien Land und Leute Schüler in einer Grundschule
Nxënës të një shkolle fillore në MaqedoniFotografi: Petr Stojanovski

Katerina Koneska nga ambasada e fëmijëve “Megjashi” thotë se dhuna në mesin e të rinjve gjithnjë e më shumë është prezent si në shkolla, ashtu edhe jashtë tyre. Arsyet janë të shumta. “Mungesa e komunikimit midis fëmijëve dhe prindërve sjell deri në agresion dhe ndjenjë të vetmisë tek fëmija. Mungesa e këtij komunikimi e bën fëmijën të ndjehet se për problemet e tij askush nuk interesohet”, vlerëson Koneska. Sipas saj në shkolla duhet të implementohen më shumë programe dhe aktivitete preventive.

Psikologët duhet të punojnë për zgjidhjen paqësore të konflikteve

“Edhe pse në shkolla ekzistojnë psikologë dhe pedagogë, ata më tepër merren me testime, në vend që të punojnë me nxënësit për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore”, thotë Konevska.

Mazedonien Land und Leute Schule Unterricht in Brodec
Mësim në një shkollë në BrodecFotografi: Nikos Pilos

Nebehare Mehmeti ka 27 vite përvojë si mësuese në shkollë, ajo thotë se devijimet e nxënësve, por edhe të prindërve ndaj mësimdhënësve janë gjithnjë e më të shpeshta. “Ka ndodhi të vërteta, janë rrahur arsimtarë nga prindërit, por edhe lloj lloj fyerje, sharje nga nxënësit ndaj arsimtarëve, me të vërtetë këto gjëra më nuk tolerohen dhe nuk përballohen”. Ajo i jep mbështetje të plotë iniciativave për implementimin e masave ndëshkuese ndaj nxënësve dhe prindërve, që janë të përfshirë në devijimet, që hasen në shkolla.“Me të vërtetë do të ketë sukses, nëse kthehet rregullorja e mëparshme, për atë shkak se tek shumica e prindërve dhe e nxënësve është humbur edhe besimi edhe respekti, prandaj edhe po përballemi me këso problemesh”, thotë mësuesja Nebehare Mehmeti.

Ministria e arsimit parasheh që në të ardhmen çdo prind i nxënënsit që është i përfshirë në ndonjë devijim të gjobitet me lekë ose edhe të përjashtohet nga shkolla.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Angjelina Verbica