1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deputeti irlandez Pringle kundër ESM

26 Shtator 2012

Në Irlandë, një deputet ka ngritur akuzë kundër paketës për shpëtimin e euros ESM. Gjykata Supreme në Irlandë, ia dërgoi rastin Gjykatës Evropiane në Luksemburg. Vendim për instrumentat e shpëtimit të euros?

https://p.dw.com/p/16Fiv
Thomas Pringle kundër ESM
Thomas Pringle kundër ESMFotografi: privat

Email-eve dhe telefonatave ai i përgjigjet vetë dhe menjëherë, edhe të shtunën në mbrëmje edhe kur ndodhet në udhëtim. Aktivitetet e tij nuk mund t`i shohësh vetëm në faqen e tij të internetit, por edhe në facebook dhe natyrisht në mediat irlandeze.

Gjuha e tij tregon emergjencën dhe është e angazhuar. Thomas Pringle, deputet i pavarur i Dhomës së Ulët të parlamentit irlandez është politik me gjithë shpirt. Projekti i tij më i rëndësishëm aktualisht është akuza kundër mekanizmit evropian të stabilitetit (ESM).

"Unë mendoj se detyrat që i ka vënë vetes ESM nuk janë në interes të Irlandës. ESM është përpiluar në mënyrë të tillë që të përçajë BE-në dhe në fund ta shpërbëjë. Nuk duhet harruar se strukturat e BE-së janë ngritur në mënyrë të tillë që të jenë kështu si janë. BE duhet të balancohet dhe të marrë vendime që janë të drejta dhe respektojnë ligjin, siç janë shkruar në paktet e BE-së."

Symbolbild Bundesverfassungsgericht Euro-Rettungsschirm ESM
Fotografi: picture-alliance/dpa

Qeveria irlandeze kritikohet se ka kaluar kompetencat

Pringle e dërgoi akuzën në Gjykatën e Lartë në prill 2012, e cila nuk e pranoi. Pas kësaj ai e ngriti akuzën në Gjykatën Supreme të Irlandës. Argumentat e tij janë se qeveria irlandeze ka kapërcyer të drejtat ekzekutive të saj, kur ka aprovuar ESM dhe kur ministri irlandez i Financës duke qenë përfaqësues kombëtar ka në Këshillin e Guvernatorëve te ESM-së, pushtet i cili nuk është në përputhje me pushtetutën. Po ashtu ESM është në kundravajtje me marrëveshjet e BE-së.

Gjykata Supreme nuk i pranoi disa pika të akuzës dhe i dërgoi një pjesë të tyre në Gjykatën Evropiane në Luksemburg. Data e gjykimit është më 23 tetor.

Autor: Daphne Grathwohl / Aida Cama

Redaktoi: Auron Dodi