1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Depozitat nuk janë boshatisur ende - Kur do të na shterojë nafta?

Mihael Knige6 Gusht 2004

Koncernin rus të naftës Yukos e kanë përfshirë trazirat, Lindja e Mesme vazhdon të jetë në krizë. Pasi cmimi i naftës ka arritur kulmin e shtrenjtësisë gjatë gjithë 20 vjecarit të fundit, shtrohet pyetja: Kur do të na shterojë nafta?

https://p.dw.com/p/AsAa
Pus nafte në Sudan
Pus nafte në SudanFotografi: AP


Kur flitet për naftën vetëm një gjë është e padiskutueshme: Rezervat nuk janë të pashterueshme. Cdo konkluzion i nxjerrë nga ky fakt është bërë objekt për gjithëfarëlloj spekullimesh. Në qëndër të këtyre spekullimeve, që prej fillimit të shekullit të njëzetë, ka qënë gjithmonë e njëjta pyetje: Për sa kohë akoma do të mjaftojnë rezervat e naftës? - një platformë ideale kjo, e cila shfrytëzohet për interesa nga më të ndryshmet: si nga shtypi, nga spekullantët, nga politikanët, nga mbrojtësit e ambjentit dhe nga ndërmarrjet.


Shpeshherë arrihet në një konkluzion të gabuar duke supozuar se, rritja e prodhimit dhe konsumimit të naftës në dhjetëvjecarët e kaluar, po pakëson rezervat e naftës. Në të vërtetë ndodh e kundërta, thotë analisti i naftës në shoqërinë Helaba Trust, Dennis Nacken, në një kritikë mbi një studim të publikuar në Qershor nga koncerni i energjisë BP: Gjatë 20 viteve të fundit, rezervat e naftës janë rritur rreth 60 %. Kjo vlerë bazohet në të ashtuquajturat "proved reserves", që do të thotë "rezerva të konfirmuara". Kategoria kryesore e rezervave të konfirmuara ndahet më tej, nga studjuesit dhe ndërmarrjet, në "rezerva të zhvilluara dhe të konfirmuara" dhe në "rezerva të pazhvilluara dhe të konfirmuara". Ndërkohë që zhvillimi i rezervave të konfirmuara mund të dëshmohet shumë qartë, kategoria e dytë kryesore "rezerva të pakonfirmuara" -të ndara më poshtë në "të mundshme" dhe "eventuale"- në pikëpamjen shkencore, është më e vështirë për t´u dëshmuar.


"Gjithmonë, që kur unë kam qënë në moshë të vogël, ka patur shumë diskutime në lidhje me parashikimin mbi pakësimin e naftës por gjithmonë prodhimi në vitet më pas është rritur më shumë se kurrë", supozohet të ketë thënë presidenti i shoqërisë Sun Oil në 1925, J. Howard Pew. Frika nga rreziku i pakësimit të naftës është e vazhdueshme, sidomos kur cmimi i saj arrin kulmin e shtrenjtësisë. Në fakt, shkak për cmimet e larta të naftës nuk ka qënë asnjëherë shterimi i burimeve, por frika politike dhe ekonomike. Po ashtu edhe tani: Rritja e cmimeve të naftës nuk ka qënë dhe nuk është pasojë e mungesës së lëndës së parë. Shkaku i kësaj gjëndjeje janë metodat e vjetëruara të përftimit dhe mungesa e kapacitetit të depozitimit, si dhe pasiguria në Irak dhe në Arabinë Saudite, grevat e punëtorëve të naftës në Nigeri, ekzistenca e një presidenti të pakalkulueshëm në Venezuelë dhe frika nga një ndërprerje e prodhimit në Yukos.


"Epoka e naftës e ka fundin shumë të largët", përforcon në fjalën e tij punonjësi i Shërbimit informativ të Energjisë Rainer Wiek në Hamburg. Natyrisht, që ndërmarrjet duhet të jenë të përgatitura edhe për një situatë, në të cilën mund të mos ketë më një furnizues energjie si nafta, por kjo i përket një të ardhmeje shumë të largët. "Ai që thotë se pas 50 vjetësh nuk do të ketë më rezerva nafte, nuk e ka idenë. E gjithë kjo cështje është një veprim matematikor, kështu që mund të ndodhë edhe që pas 50 vjetësh të ekzistojnë rezerva të mbledhura për 50 vjet të tjera", thotë Wiek. Ekspertët janë të mendimit, që burimet e tanishme të konfirmuara do të mjaftojnë të paktën edhe për 50 vjet. Megjithatë, është pothuajse e pamundur të bëhen parashikime serioze. "Në 10 vjecarët e fundit, teknologjia ka patur një zhvillim të vrullshëm. Më përpara ishte e pamundur të nxirrej naftë nga thellësitë prej 3000 - 4000 metrash të detit, ndërsa sot një gjë e tillë nukështe më problem. Një rast i tille është bregu i Afrikës perëndimore", shpjegon analisti i Helaba Trust, Nacken. Për ta qartësuar këtë, Rainer Wiek na jep një shëmbull në shifra: "Më përpara, në rezervat e njohura, vetëm një nga dhjetë shpime ka qënë i suksesshëm, kurse sot janë tetë prej tyre që përfundojnë me sukses. Përvec kësaj, në kundërshtim me teoritë e përhapura, ekspertët janë të mendimit, që akoma nuk janë eksploruar plotësisht të gjitha rajonet për mundësinë e ekzistencës së rezervave të naftës.