1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deklarata qeveritare për angazhimin e ushtrisë gjermane në Afganistan / Reagimet e Uashingtonit për marrëveshjen SWIFT / Sanksionet kundër Iranit

12 Shkurt 2010
https://p.dw.com/p/M02L

1. Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle paraqiti të mërkurën (10.02.) para Bundestagut një deklaratë qeveritare për angazhimin e ushtrisë gjermane në Afganistan. Ai u angazhua për zgjerimin e misionit në Afganistan si ushtarak ashtu dhe atij civil. Nga Berlini informon Marcel Fürstenau.

2. Uashingtoni është i zhgënjyer me vendimin e Parlamentit Evropian për refuzimin e marrëveshjes SWIFT, çka presupozon që të dhënat për transkaisonet bankare të administruara nga SWIFT-i nuk do t' i kalojnë SHBA-së. Administrata e presidentit Obama konsideron se me këtë mund të rrezikohet programi i përbashkët kundër terrorizmit. Tashmë mund të pritet që SHBA në vend të Brukselit të kërkojë intensivisht bisedimet me Belgjikën dhe vendet e veçanta të BE-së. Ralph Sina sjell hollësitë.

3. Megjithë trysninë e bashkësisë ndërkombëtare Irani nuk dëshiron të heq dorë nga programi i tij atomik. Irani informoi edhe zyrtarisht Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore në Vjenë se nga e marta ( 09.02.) do të fillonte prodhimin e pasurimit të uraniumit në sasi të lartë. Për këtë arsye Irani sa vjen e izolohet në botë. Edhe ekonomia gjermane po distancohet gjithnjë e më shumë. Koncerni Siemens deklaroi se në mes të vitit do ta ndërpresë biznesin e tij me Iranin. Më parë u tërhoqën banka të mëdha gjermane. Por kush vuan në Iran nga sanksionet? Një informacion nga Shabnam Nouriam.