1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dailymotion ndihmon regjisorët e rinj

Chiponda Chimbelu / A.Topi26 Prill 2013

Me konkursin e saj për të ndihmuar regjisorët e rinj të filmave, Dailymotion thotë se qëllimi i saj është tu ofrojë një cilësi sa më të mirë shikuesve. Ndërkohë prodhuesit tradicionalë janë të shqetësuar.

https://p.dw.com/p/18Nzj
Fotografi: Getty Images/AFP

Dailymotion, platforma e dytë më me e madhe e videove në botën e Internetit është duke hapur një studio prodhimi 600 metër katror në Paris. Sipas Marc Eychenne, drejtor për përmbajtjen ndërkombëtare, kjo studio do u vijë në ndihmë regjisorëve të rinj të prodhojnë materiale video me cilësi te lartë me ndihmën e pajisjeve të Dailymotion dhe teknikëve të saj.

"Duke hapur një studio të tillë do të ndihmojmë regjisorët të prodhojnë më shumë materiale origjinale dhe ekskluzive për Web-in dhe në veçanti për Dailymotion”, shpjegon Eychenne. Ai beson se Dailymotion do të tërheqë më shumë shikues duke patur me shumë materiale cilësorë.

"Ne jemi të bindur se se krijimi i një studio prodhimi është shumë interesant sepse do të ndërtojmë marrdhënie të reja me regjisorët e rinj dhe kompanitë e prodhimit", thotë ai. Duke tërhequr audiencën me video të cilësisë së lartë, Dailymotion shpreson të konkurojë gjigandin e Internetit YouTube. Sa i përket shifrave të vitit të fundit, kompania e zotëruar nga Google kishte 800 milion vizitorë unikë, ndërsa Dailymotion 116 milion.

USA Fernsehen Filmszene Polit-Serie House Of Cards
Moment nga seria online House Of CardsFotografi: picture-alliance/AP

Të gjithë në Internet

Por ajo që po bën Dailymotion nuk është shumë e ndryshme nga politkat e YouTube."Kjo inisiativë është në një linjë me atë që është përpjekur të bëjë edhe YouTube", thotë Tim Westcott, i cili është analist televizioni pranë IHS Screen Digest. Materialet e prodhuara në mënyrë profesionale kanë më shumë klikime dhe kjo do të thotë më shumë të ardhura nga reklamat, vazhdon më tej ai. Westcott thotë se rritja e numrit të përdorusve të Internetit vitet e fundit ka bërë që edhe videot online të shikohen akoma më shumë.

Por nuk janë vetëm këto dy platforma videosh, YouTube dhe Dailymotion, që janë duke ndikuar në rritjen konsumit të videove online. Westcott dyshon se Dailymotion mund të marrë mbështejtje nga kompania telefonike Orange-France Telecom, e cila zotëron 49 përqind të aksioneve të kompanisë. Edhe kompani të tjera prodhimi janë duke u përqëndruar në Intetrnet.

Në shkurt, faqja online e videove Netflix prezantoi premierën e serisë online House of Cards (Shtëpia e letrave). Perë herë të parë një gjë e tillë nuk u bë në një rrjet televiziv tradicional, që ende dominon në këtë treg. Në mars faqja e blerjeve dhe shitjeve online Amazon publikoi 14 programe pilot ku kërkonte mendimin dhe votat e publikut.

Internationaler Auftritt des Online-Videoportals YouTube
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kërkesa nga e gjithë bota

Strategjia e Dailymotion nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Ne nuk kemi në plan të punojmë me regjisorë të njohur, thotë Eychenne.

"Ne nuk jemi një kompani prodhimi videosh dhe producentët duhet t'i prodhojnë vetë videot e tyre. Inisiativa jonë do tu verë atyre në dispozicion një hapësirë të tillë dhe mjete të prodhimit të videove me cilësi të lartë. Gjithashtu do t'i ndihmojmë të prodhojnë më shumë në bazë të koncepteve të reja të programeve dhe Internetit, çka është shumë e rëndësishme për momentin”, thotë ai.

Deri më 30 prill regjisorët dhe producentët duhet të paraqesin projektet e tyre pranë Dailymotion. Më pas do të zgjidhet grupi i parë i podhuesve të filmave, të cilët do të nisin të përdorin mjetet e studios në mes të muajit qershor.

Është një garë mbarëbotërore, pasi Dailymotion ka patur shumë kërkesa nga jashtë Francës e veçanërisht nga Londra, që është vetëm dy orë larg me tren.