Dëborë në veri të Shqipërisë
28 Mars 2007Reklamë
Lartësia e dëborës deri në l metër në disa zona, ka sjellë edhe bllokimin e shumë prej akseve rrugore. Si pasojë e përkeqësimit të motit, disa fshatra kanë ngelur pa energji elektrike, ndërkohë që një pjesë e banorëve, japin alarmin se nuk kanë as rezerva ushqimore për të përballuar dimrin. Pavarësisht këtij fakti, drejtuesit vendor në këto rrethe po marrin masat e duhura për cbllokimin e rrugëve rurale dhe furnizimin me ilace dhe ushqime të banorëve të këtyre anëve.