CommunityD – Kampusi: vendi ideal për të mësuar gjermanishten
2 Janar 2012Reklamë
"CommunityD - der Campus" është një portal interneti për të mësuar dhe për të dhënë mësim gjermanisht. Në salla mësimi ndëraktive, në bisedë chat dhe me materiale të Deutsche Welle-s, ata që mësojnë gjermanisht mund të përmirësojnë në platformën multimediale njohuritë e tyre të gjermanishtes.
Në kampusin e CommunityD çdo përdorues mund të jetë nxënës dhe mësues njëkohësisht: në sistem mund të ngarkoni videofilmat tuaj, lista me fjalë dhe dokumente dhe t'i këmbeni ato me nxënës të tjerë.