1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cilën rrugë ka marrë Shqipëria

14 Korrik 2006

Si mund të prezantohet Shqipëria në vendet perëndimore? Nevjana Dosti, i ka dhënë përgjigje kësaj pyetje duke organizuar në Berlin një takim me temën "Cilën rrugë ka marrë Shqipëria?".

https://p.dw.com/p/AsEr
Erion Veliaj
Erion VeliajFotografi: DW


Si mund të prezantohet Shqipëria në Berlin? Si mund të jepet pamje sa më reale pa mite, klishe dhe paragjykime? Një nga përgjigjet për këto pyetje u dha në Akademinë Europiane në Berlin ku Nevjana Dosti, menaxhere kulture organizoi takimin mbi perspektivat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zhvillimin e vendit në interes të kontinentit.

Profesori Franz Lothar Altman, hodhi një vështrim mbi historinë e shqiptarëve në mijëvjeçarin e fundit. Kjo ndihmoi pjesëmarrësit e takimit që e njohin pak historinë e shqiptarëve për të bërë kalimin në aktualitet dhe për të kuptuar se shqiptarët janë pjesë e Europës.

Por pjesëmarrësit nuk ishin vetëm nga ata që e njohin pak Shqipërinë. Në takim kishte edhe ekspertë të çështjeve shqiptare dhe shqiptarë vetë. Filmi i Anri Salës "dimi colori" dha mundësi për të hedhur një vështrim mbi punimet e ngjyruese në Tiranë. Anri Sala vetë ishte prezent si dëshmi e suksesit të shqiptarëve në Evropë.

Me këtë veçori të popujve të vegjël që përpiqen të kërkojnë me lupë emrat e atyre që në mes tyre kanë dhënë kontribut për mbarë botën, e nisi prezantimin e tij Erion Veliaj, i organizatës "Mjaft".

Ai ka ardhur në Berlin "në një trune njëjavor për të prezantuar Mjaft-in dhe disa ide mbi zhvillimet në Shqipëri, me ministrinë e jashtme dhe disa grupe kryesore që bëjnë opinion në Gjermani, me median si dhe grupe si ky i Akademisë Europiane.

Një nga publiku thotë: "Me këto që pashë dhe dëgjova këtu, kuptoj se jeta kja ndryshuar shumë në Shqipëri. Këtë e pashë tek filmi, por këtë e shoh edhe tek pjesëmarrësit këtu, që janë të gjithë të rinj të arsimuar, që të sigurt në vetvete përpiqen për demokracinë e vendit".
Ai që thotë këto fjalë ka organizuar në vitet tetëdhjetë udhëtime në Shqipëri, jo vetëm për marksist-leninistët. Aktivitetit turistik dëshiron t`i kthehet sërish ndaj ka ardhur ketu të rivendosë kontaktet.

Kurse Aleksander, politolog ka ardhur këtu sepse: "Doja të takoja përfaqësuesin e organizatës Mjaft, por edhe të dëgjoja mbi Shqipërinë. Jam i kënaqur me takimin, i cili përmbante me Prof. Altmanin vështrimin gjerman mbi Shqiqërinë, përmbante dikë që prezantoi një shikim të brendshëm si dhe aspektin kulturor, nëpërmjet filmit. Si të thuash ishte i plotë."

Erion Veliaj mendon se takime të tilla janë më mirë se hiçgjë. Momentalisht vëmendja e perëndimit ndaj Shqipërisë është minimale. Shqiëpria është në pjesën më të madhe jashtë radarit të kancelarive të huaja dhe çdo çikërimë qoftë edhe si këto riprezantime të shkurtra si sot, janë më mirë se një hiç i madh. Ka më shumë zyrtarë shqiptarë që vijnë në Berlin për të parë ndeshje futbolli se sa të prezantojnë Shqipërinë.