1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Christa Wolf tot

2 Dhjetor 2011

Christa Wolf është një nga shkrimtaret më të rëndësishme të Gjermanisë së pasluftës. Tani ajo ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare.

https://p.dw.com/p/13LOB
Shkrimtarja Christa Wolf
Shkrimtarja Christa WolfFotografi: dapd

"Kush jam unë dhe çfarë më pengon mua të jem vetvetja?". Kjo është tema bazë në të gjithë librat e Christa Wolfit. Me të fillon edhe romani "Vramendje për Christa T.", i cili i dha asaj famë edhe në Gjermaninë e atëhershme perëndimore.

Në RDGJ, ajo kishte bërë karrierë si personalitet i epokës socialiste. Tregimi i saj "Qielli i ndarë", ishte një histori dashurie e vendosur në dyzimin mes besnikërisë ndaj shtetit dhe braktisjes së Republikës. Historia reflektonte edhe një kritikë të përmbajtur ndaj sistemit. Por, ajo i hapi studiueses së letërsisë dhe redaktores letrare dhe udhën drejt majave të letërsisë socialiste. Por kur në vitin 1965 ajo bëri thirrje në plenumin e partisë për luftë kundër censurës dhe uniformitetit letrar, karriera e saj në Gjermaninë Lindore mori fund, të paktën për disa kohë.

Christa Wolf Stadt duke prezantuar librin "Qyteti i ëngjëjve"
Christa Wolf Stadt duke prezantuar librin "Qyteti i ëngjëjve"Fotografi: picture alliance / dpa

Librat e Christa Wolfit u bënë të rrallë në libraritë e RDGJ-s. Por, nga ana tjetër rritej prestigji i saj në Perëndim. Me romanin "Model fëmijërie" të publikuar në vitin 1976, shkrimtarja del nga suaza e Lindjes gjermane, duke u bërë një shkrimtare e rëndësishme për të gjithë letërsinë gjermanishtfolëse. Historia e familjes Jordan në kohën e nacionalsocializmit, dhe Luftën e II-të Botërore ishte edhe historia e Christa Wolfit - edhe ajo si heroina e librit - ka lindur në vitin 1929 në Landsberg an der Varte. Ky ishte edhe romani i parë në RDGJ, që ballfaqonte në mënyrë kritike përvojën personale me nacionalsocializmin.

Gra jokonformiste

Si asnjë shkrimtare tjetër, Christa Wolff dinte të krijonte përmes gjuhës një vetëdijë të caktuar gjuhësore. Sidomos lëvizjet feministe të vitete 70-të dhe 80-të, gjetën vend në librat e saj, në përpjekjen për të gjetur vetveten. Gjithmonë në qendër ajo vendoste gruan. Gruaja - si e huaj, si femra ndryshe, si jokonformiste në një botë të sunduar nga burrat. Ajo krijoi figura të njohura si Nelly Jordan, trajtoi figura mitike si Kassandra dhe Medea etj.

Si laureate e Çmimit kombëtar të RDGJ-s dhe çmimit gjerman Georg Büchner ajo ishte që para rënies së Murit të Berlinit, një shkrimtare gjithëgjermane.

Zëdhënëse e regjimit?

Christa dhe Gerhard Wolf
Christa dhe Gerhard WolfFotografi: Suhrkamp Verlag
Christa Wolf- "Qyteti ëngjëjve"(Suhrkamp)
Christa Wolf- "Qyteti ëngjëjve"(Suhrkamp)

"Unë e kam dashur atë vend", kështu është shprehur Christa Wolf pas rënies së RDGJ-s. Botimi i tregimit "Çfarë mbetet" në vitin 1990 ndezi debatin për rolin dhe bashkëpunimin e shkrimtarëve me regjimin në kohën e RDGJ-s. Por kur u bë e ditur se në fillim të viteve 60-të ajo ka punuar edhe si informante për shërbimin e fshehtë -Stasi, ajo humbi rolin e shkrimtares me komptencë politike. Kjo megjithëse dosja e saj si viktimë ishte shumë më e madhe se sa dosja e saj si informante. Librat e saj si "Zërat e Medeas" apo "Në këtë vend por në një cep tjetër" nuk arritën më një publik të gjerë si më parë.

Më 1dhjetor 2011 Christa Wolf, ndërroi jetë në Berlin.

Autor: Barbara Garde / Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama