1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Charles Aznavour mbush 90 vjeç

Suzanne Cords23 Maj 2014

Ai është prej kohësh një legjendë. Charles Aznavour është këngëtari më i famshëm i francez dhe më i famshmi i të gjithë armenëve.

https://p.dw.com/p/1C4tZ
Charles Aznavour
Fotografi: picture-alliance/dpa

Të tjerë në moshën e tij kanë kohë që gëzojnë daljen në pension, por Charles Aznavour nuk mund të jetojë pa ajrin e koncerteve. Ai sapo nga nxjerrë një CD dhe po kompozon ne zell për një shfaqje të re në Broadway. 30 koncerte ka ai në plan për vitin 2014. Nëse e pyet nëse nuk dëshiron që në moshën e tij t'i marrë gjërat pak më ngadalë, ai përgjigjet me një buzëqeshje: "Po atë po bëj se dikur kam dhënë 200 deri 250 koncerte në vit.

Charles Aznavour është kafshë pune. Në jetën e tij ai ka shkruar mbi 1000 këngë si "La Boheme", "Hier encore", "La Mamma" ose "She" që u bënë hite botërore. Po ashtu këngë të tij kanë interpretuar edhe Shirley Bassey, Ray Charles, Sammy Davis Jr, Liza Minnelli dhe Nina Simone. Aznavour këndon në shtatë gjuhë. Francezi me shumë talentete ka qenë edhe aktor.

Ai ka shkëlqyer në pjesën e Volker Schlöndorff "Daullja prej teneqeje" dhe kryeveprën e François Truffaut "Plumba mbi pianistin", ku ai luajti rolin e një pianisti bari. Po ashtu ai ka luajtur në filmat e Claude Chabrol dhe në filmin e Atom Egoyan "Ararat" kushtuar genocidit ndaj armenëve."

Charles Aznavour duke interpretuar në pjesën e Volker Schlöndorff "Daullja prej teneqeje"
Charles Aznavour duke interpretuar në pjesën e Volker Schlöndorff "Daullja prej teneqeje"Fotografi: picture-alliance/KPA Honorar und Belege

Nga fëmijë migrantësh në këngëtar

Shahnur Vaghinak Asnavurjan, sikurse është emri i tij i vërtetë, erdhi në jetë më 22 maj 1924 në Paris, si fëmijë refugjatësh armenë. Babai i tij ishte këngëtar, nëna aktore. Pra muza e kishte puthur Charles që në djep. Në moshën 9-vjeçare ai doli për herë të parë në skenë. Pas kësaj ai ecte me krenari nëpër lagje duke qenjë njëkohësisht fëmijë emigrantësh dhe person i njohur: pra djali që kishte luajtur në teatër.

Edhe pse shtatvogël, vetëm 1.61 metra i gjatë, ai u bë një nga më të mëdhenjtë e skenës muzikore. Me vullnet të pathyeshëm ai hipi në Olimpin e këngëtarëve. Këngëtarja e famshme, Edith Piaf, qe ajo që e ndihmoi të niste karrierën duke e marrë në vitin 1946 me vete në një turne në Francë dhe SHBA. Pas këtij turneu ai vazhdoi të ngjiste shkallët e karrierës. "Unë nuk e di nëse unë jam këngëtar i mirë në kuptimin klasik" - ka thënë një herë Aznavour. "Më e rëndësishme se bukuria e zërit është shprehja e tij dhe se si e mbush me jetë këngën që interpreton. Unë jam përpjekur gjithmonë që të tregoj në këngët e mia histori intime personale.""

Charles Aznavour
Charles AznavourFotografi: picture-alliance/dpa

Angazhim për Armeninë

Aznavour vazhdon të këndojë dhe popullaritetin e tij e përdor për të mbështetur atdheun e prindërve të tij - financiarisht, politikisht dhe moralisht. Fondacioni i tij "Aznavour për Armeninë" ka mbledhur shuma në miliona për bamirësi. Për angazhimin e tij ai është nderuar nga ish-presidenti francez Zhak Shirak, me urdhërin e nderit dhe titullin "Komandant i Legjionit të Nderit". Në dhjetor 2008 Aznavourit ia dha shtetësia armene, që nga viti 2009 ai është ambasador i Armenisë në Zvicër dhe pranë UNICEF-it. Në Erevan ka një qendër kulturore që mban emrin e këngëtarit.

Në ditëlindjen e tij të 90-të (22. maj) ai bëri atë që di të bëjë më mirë: këndoi. Pikërisht të Arenën e O2 në Berlin. Joyeux anniversaire, Charles, Urime për ditëlindjen, Monsieur Aznavour!