1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Champions - League: Bajerni përballë Juventusit

dpa, AP/ Mimoza Cika-Kelmendi15 Mars 2013

Ekipet më "të frikshme " do të jenë përballë në eliminatoret e çerekfinaleve të Chapmions-League. Goglat e hedhura në shortin e organizuar nga UEFA kanë ndëshkuar ekipin e Bajernit dhe atë spanjoll të Barcelonës.

https://p.dw.com/p/17ybg
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në mesditë në Nyon të Zvicrës u zhvillua shorti i raundit të çerekfinaleve të Champions League. Një nga përballjet më të forta do të jetë ajo mes ekipit gjerman të Bajernit të Mynihut dhe kampionëve në fuqi të Italisë, Juventus. Përballje interesante do të jetë edhe ajo mes Barcelonës dhe PSG, ku këta të fundit janë fuqizuar së tepërmi në arenën europiane pas investimeve prej qindra milionë eruosh të sheikëve arabë që zotërojnë klubin.

ARCHIV - Der Champions League-Pokal steht am 10.08.2012 bei der Auslosungfür die Playoff-Spiele der Champions League in Nyon auf einem Podest. Für sieben Bundesliga-Teams wird es am 20.12.2012 spannend: Sie bekommen bei der Auslosung in Nyon ihre Gegner für die nächste Runde in der Champions und Europa League.
Fotografi: picture-alliance/dpa

Më me fat ishte ekipi tjetër spanjoll,Real Madridit, që do të përballet me një nga surprizat e këtij sezoni, turqit e Gallatasaraj. Sfida në dukje e lehtë mund të rezervojë surpriza për kampionët e Spanjës, sepse blerja e Shnajder dhe Drogba i ka bërë turiqt një ekip për tu patur frikë. Kampionët në fuqi të Gjermanis, Borusia Dortmund, do të kenë përballë surprizën tjetër të kësaj Champions League, Malaga të Spanjës. Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen në datat 2-3 dhe 9-10 prill, ndërsa shorti për gjysmëfinalet do të mbahet në 12 prill.

Eshtë hedhur (15.03.2013) edhe shorti për ndeshjet çerekfinale të Europa League dhe do të jenë këto përballje: Lazio - Fenerbahce, Chelsea - Rubin Kazan, Tottenham - Basel dhe Benfica - Newcastle.