1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cameron kryeministër britanik & Varrezë masive në Rashkë & Incident i rëndë në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës dhe kriza në Greqi

14 Maj 2010
https://p.dw.com/p/NNk6

Prej kësaj jave, Britania e Madhe ka një kryeministër të ri dhe për herë të parë që prej dekadash të tëra, ka dhe një qeveri koalicioni. Kryeministri i ri është David Cameron nga Partia Konservatore, i cili e ktheu partinë e tij pas 13 vitesh sërish në pushtet.

Gjatë kësaj jave u dëshmua zbulimi i një varreze masive në Rashkë, ku dyshohet të jenë futur rreth 250 kosovarë të vrarë prej forcave serbe. Autoritetet e Prishtinës dyshojnë se atje në fakt janë dy varreza me rreth 450 trupa të pajetë. Lajmet për një varrezë u konfirmuan në fillim të javës edhe prej autoriteteve ndërkombëtare në Prishtinë.

Në kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës në orët e para të ditës së mërkurë u shënua një incident i rëndë me pasoja në njerëz. Bilansi ishte katër të vrarë dhe disa të plagosur.

Greqia edhe këtë javë ka preokupuar vëmendjen e opinionit evropian dhe botëror, për shkak të krizës financiare atje. Për të evituar thellimin e krizës, BE-ja u detyrua të hapë një ombrellë mbrojtëse gjigante për vendet e zhytura thellë në borxhe.

Autor: Barbara Wesel/Fatos Musliu//Bekim Shehu/Rolf Wenkel

Redaktoi: Bahri Cani