1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bëhu edhe ti Ballkan Booster 2020! Thirrje për aplikim

28 Shkurt 2020

Doni të njiheni me fqinjët ballkanas? Me historitë e tyre? Jeni të interesuar për mjedisin dhe natyrën? Ju pëlqen të xhironi video me kamera apo celularë për ta publikuar në rrjetet sociale? Me DW jeni në vendin e duhur!

https://p.dw.com/p/3YZmz
DW Projekt Balkan Booster
Fotografi: DW

Doni të njiheni me fqinjët tuaj nga Ballkani? Me historitë e tyre? Jeni të interesuar për mjedisin dhe natyrën? Nëse të gjitha përgjigjet janë "Po", dhe gjithashtu ju pëlqen të xhironi video me kamera apo me celularët tuaj për ta publikuar në rrjetet sociale, atëherë jeni në vendin e duhur!

Deutsche Welle po kërkon pjesëmarrës për projektin "Balkan Booster" që do të fillojë nga Maji deri në Dhjetor 2020. Nëse doni të dini më shumë, thjesht kërkoni në google ose ndiqni hashtagun tonë  #dw_BalkanBooster!


Çfarë kërkohet nga Ju:


1. Jetoni në një nga këto vende: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Greqi, Kosova, Maqedoni, Mali i Zi, Rumani ose Serbi?

2. Jeni midis moshës 19 deri 25 vjeç?

3. Keni përvojë në gazetari (jeni duke studiuar gazetari dhe / ose keni përvojë pune)?

4. Jeni të gatshëm për të punuar në ekip dysh dhe të udhëtoni në Ballkan?

5. Keni kohë për të marrë pjesë në trajnimin e video-gazetarisë në maj 2020?

6. Jeni të motivuar për të punuar në tregime të lidhura me mjedisin dhe ekologjinë?

7. Keni afinitet në rrjetet sociale (Facebook, Instagram dhe Twitter)?

8. Mund të flisni dhe të shkruani anglisht?

9. Dini si të bëni montazhin e videove?

10. E fundit, por jo më pak e rëndësishme:  a jeni të motivuar të mësoni më shumë për vendet, identitetet dhe kulturat e tjera në Ballkan?

Nëse jeni të interesuar dhe doni të bëheni pjesë e familjes Balkan Booster të DW-së, dërgoni aplikimin tuaj [CV në anglisht dhe një video të shkurtër (1 minutëshe) ku të tregoni motivimin tuaj për projektin ] deri më 13 Mars 2020 në E-Mailin e mëposhtëm: balkan-booster@dw.com dhe / ose arber.bajrami@dw.com