1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Buto vazhdon fushatën e saj elektorale në Pakistan

20 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Bswb

Ish-kryeministrja e Pakistanit Benazir Buto (Benazir Bhutto) do të vazhdoj fushatën e saj elektorale përkundër tentativës për atentat pas kthimit të saj nga ekzili. Sulmi ka qenë i drejtuar kundër demokracisë, unitetit dhe integritetit të Pakistanit, tha 54 vjeçarja Buto në Karaçi. Të enjten atje një kamikaz ishte futur në turmën që po festonte kthimin e Butos nga ekzili dhe kishte hedhur veten në ajër. Si pasojë jetën patën humbur më tepër se 130 njerëz. Qeveria bëri përgjegjës për sulmin ekstremistët islamist. Ky është sulmi më i rëndë në historinë e Pakistanit.