1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush:Progresi politik në Irak më i ngadalshëm se sa kishte shpresuar

12 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BTLr

Në fjalimin e përjavshëm në radio, presidenti Bush foli për takimin e tij me presidentin afgan Hamid Karzai këtë javë në Camp David.
Bush tha se presidenti Karzai e kishte njoftuar se zyrtarët afganë dhe pakistanezë ishin takuar vazhdimisht për të diskutuar se si duhet të veprohet me ekstremistët të cilët po sulmojnë të dyja vendet.
Ndërkaq, lidhur me Irakun, presidenti Bush tha se plani i tij i shtimit të forcave amerikane po i ndihmon trupat e koalicionit që të marrin iniciativën nga duart e armikut dhe t’ua japin atë qytetarëve irakianë, por pranoi se progresi në aspektin politik ka qenë më i ngadalshëm se sa kishte shpresuar.