1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush:Përforcimi i trupave në Irak po jep rezultate

26 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BXz3


Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti amerikan, Xhorxh Bush (George Bush) tha se përforcimi i trupave po ndihmon në pakësimin e dhunës sektare në Irak.
Presidenti Bush tha se vendimi i tij për dërgimin e më tepër trupave në Irak po fillon të japë rezultate, por ai shtoi se strategjia nuk do të mund të sjellë suksesin brenda një dite.
Bush gjithashtu bëri thirrje për durim me operacionet në Irak, për të cilat ai tha se janë ende në fazën e tyre të hershme.