1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush vazhdon të mbrojë strategjinë e administratës së tij në Irak

15 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BG3h

Presidenti amerikan Xorxh Bush mbrojti në fjalimin e tij tradicional në radio strategjinë e administratës së tij në Irak, pas një raporti botuar këtë javë rreth përparimit ushtarak dhe politik atje. Bush i pranoi përfundimet e raportit, sipas të cilit qeveria irakiane nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm për tetë çështje, si ndarja e të ardhurave nga nafta dhe përgatitja për zgjedhjet lokale. Por ai nënvizoi përparimin që irakianët kanë bërë në drejtime të tjera, si vënia në dispozicion e tre brigadave për ofensivën amerikane dhe ngritja e stacioneve të përbashkëta të rendit në Bagdad.