1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush mbron misionin e ushtrisë amerikane në Irak

23 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BX3w

Presidenti amerikan Xhorxh Bush (George Bush) mbrojti sërish misionin e ushtrisë amerikane në Irak. Eshtë në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të punojnë edhe më tej në stabilizimin e demokracisë në shtetin e Gjirit Persik, tha Bush në një fjalim para veteranëve të luftës në Canzas City. Njëkohësisht ai zbuti kritikat e tij drejtuar kryeministrit irakian, Nuri Al Maliki (Nouri al-Maliki). Kryeministri irakian është një burrë i mirë dhe unë e mbështes atë, tha Bush. Vetëm një ditë më parë Bush pat theksuar se al-Maliki mund të zëvendësohet në postin e kryeministrit, sepse nuk ka bërë sa duhet për pajtimin e grupeve popullore të armiqësuara në Irak.