1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush kërkon nga kongresi mjete shtesë për luftën në Irak

1 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BOix

Rreth 70 vetë kanë humbur jetën në Bagdad si pasojë e dy shpërthimeve të fuqishme. Ndërkohë presidenti amerikan Xhorxh Bush ka kerkuar në kongres 5,3 miliardë dollarë të tjerë për luftën në Irak. Me to duhen siguruar automjetet ushtarake, rezistente ndaj bombave. Tashmë janë aprovuar të hollat për automjete rezistente ndaj minave. Për vitin e ri buxhetor, që nis me fillimin e tetorit, ministria e mbrojtjes ka marrë rreth 142 miliardë dollarë për operacionet në Irak dhe Afganistan.