1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

281209 Bundeswehr Militärbischofsamt

29 Dhjetor 2009

Sipas një studimi të Kishës Katolike përkujdesja ndaj familjeve të reth 7.200 ushtarëve gjermanë, që gjenden aktualisht në misionet e ndryshme jashtë vendit, nuk është në nivelin e duhur.

https://p.dw.com/p/LG8o
Rainer Stahlhacke duke mbajtur meshën e Krishtlindjeve në Afgansitan
Rainer Stahlhacke duke mbajtur meshën e Krishtlindjeve në AfgansitanFotografi: DW / Scheschkewitz

Që që prej fillimit të misioneve dhe mundësisë që ushtarët gjermanë të mbajnë armë në misionet jashtë vendit, së bashku me ta në këto misione shkojnë edhe kapelanë ushtarakë, që kujdesen për gjendjen e tyre shpirtërore. Detyra e këtyre priftërinjve është që të kujdesen edhe për familjarët e ushtarëve, por sipas një studimi të Zyrës së Kishës Katolike, përkujdesja ndaj familjeve nuk është në nivelin e duhur.

Ngarkesa në rritje për familjarët e ushtarakëve

Dekani ushtarak i qytetit të Kilit në veri të Gjermanisë, monsinjor Rainer Schadt, shoqëron ushtarët gjermanë në misioniet ushtarake në rajonet e luftës që nga viti 1992. Këto ditë është kthyer nga Afganistani, ku, siç thotë, është përballur me një problem të ri.

Letër nga familja
Letër nga familjaFotografi: AP

"Ndërkohë po kthehen gjithnjë e më shumë në vend jo vetëm trupa me përvojë por edhe ushtarë që kanë marrë pjesë në luftime. Kjo do të thotë se po hapet edhe një fushë e re e përkujdesjes shpirtërore që duhet të mbulojmë. Po kthehen ushtarë të cilët nuk janë plagosur vetë, por kanë plagosur e madje edhe vrarë njerëz të tjerë. Se si ai dhe familja e tij e përballon këtë, është një fenomen me të cilin duhet të merremi gjithnjë e më shumë, përveç ngarkesa të tjera që kanë familjet."

Se me çfarë problemesh ngarkohen familjarët, e përshkruan më së miri bashkëshortja e një ushtari profesionist, i cili ka qenë në tri misione jashtë vendit: "Kam pasur frikë se do t'i ndodhë diçka, se nuk do të kthehet ashtu si ka shkuar. Se do të kthehet pa një këmbë, pa një dorë, apo do t'i ndodhë ndonjë fatkeqësi. Natyrisht që kam pasur frikë.“

Shtohet numri i familjeve të shpërbëra pas misioneve të ushtarakëve jashtë vendit

Kisha Katolike dhe Kisha Protestante janë të shqetësuara lidhur me rritjen e numrit të familjeve të shpërbëra pas misioneve të ushtarëve jashtë vendit. Për këtë shkak, Zyra e Kishës Katolike ka kërkuar të bëhet një studim, i cili ka për qëllim stabilizimin e familjeve të ushtarakëve që kthehen nga misionet jashtë vendit.

Soldat hilft einer Frau aus dem Wasser im überfluteten Dresden 2002
Fotografi: AP

Drejtuesi i projektit Peter Wendl, shpjegon: "Gjatë anketës është dëshmuar me të vërtetë se familjet ngarkohen nga frika e pashprehur, nga heshtja dhe dëshira që partnerit të mos i duhet të përjetojë përvojat e këtyre personave, nga paaftësia dhe pasiguria e tyre. Këto gjëra bien në kurriz të jetës familjare.“

Problem jo vetëm frika e ushtarëve, por edhe raportet e tyre familjare

Teologët dhe terapistët janë të mendimit se duhet të trajtohen jo vetëm frika e ushtarëve gjatë patrullimeve por edhe rapotet e tyre ndaj partnerëve, bashkëshortëve apo fëmijëve. "Gjatë këtyre seminareve po del në pah se çfarë çlirimi i vërtetë është kur ata mund të artikulojnë frikën e tyre dhe e shohin se edhe të tjerët kanë probleme të ngjashme.“ - thotë Peter Wendl.

Wendl ka zhvilluar edhe një koncept të ri për trajtimin e çifteve pas ngarkesave gjatë misioneve ushtarake. Ndër gurthemelet e konceptit është që të flitet hapur për atë se çfarë i pret ushtarët gjatë misioneve dhe krizat që mund të pasojnë pas kthimit të tyre. Për stabilitetin e tyre psiqik është me rëndësi që ta dinë se çfarë i pret dhe të jenë të bindur se duan vërtet të shkojnë në këtë mision, pohon ai.

"Është e tmerrshme në qoftë se një ushtari, i cili shkon në misione jashtë vendit në emër të shoqërisë sonë, i duhet atij vetë apo bashkëshortes të justifikohen para të tjerëve, kur ai kthehet nga misioni. Është kjo një ngarkesë tepër e madhe për familjet. Prandaj mendoj se me këtë çështje duhet të merret edhe Bundesveri, me qëllim që ata që mbeten në shtëpi të kuptojnë se çfarë rreziqesh e presin njeriun e tyre dhe Bundesverin në këto misione." - sqaron Wendl.

Autor: Brigitte Lehnhoff/Bahri Cani
Redaktor: Pandeli Pani