1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundestagu gjerman debaton mbi pakicat e romëve dhe në Gjermani

Marinela Liptcheva-Wiess 22 Qershor 2007

Parlamenti gjerman debatoi të premten mbi situatën e pakicave Roma dhe Sinti. Shkak për këtë debat ishte kërkesa e fraksionit të të gjelbërve dhe një kërkesë e koalicionit qeveritar.

https://p.dw.com/p/AzXX

Qeveria gjermane do të përpiqet së bashku me programe dhe partnerë të ndryshëm nga rradhët e BE-së që tí integrojë në mënyrë më të barabartë romët dhe sintit në tregun e punës, në sistemin shëndetësor dhe t´u lejojë atyre akses në një nivel më të lartë jetese. Këto masa i kërkojnë deputetët e unionit kristian demokrat CDU dhe atij kristian social CSU si edhe fraksioni i social demokratëve SPD. Të gjithë ishin të një mendimi se romët dhe sintit disriminohen në mënyra të ndryshme dhe bëhen shpesh viktima të sulmeve raciste.Deputeti social demokrat Johannes Jung është i sigurtë:

"Eshtë mëse e qartë, që ne nuk do ta lejojmë në asnjë mënyrë diskriminimin dhe racizmin në Evropë. Këtu toleranca jonë do të jetë zero."

Aktualisht këto pakica vuajnë sidomos në Evropën Lindore dhe Juglindore. Volker Beck, zëdhënësi i fraksionit të të gjelbërve për të drejtat e njeriut, u nakua se dëbimi i romëve nga vendet e tyre të banimit në periferi është një akt barbar. Gjatë një vizie në Çeki dhe Sllovaki, ai kish vizituar disa fshatëra ku banjonë romët:

"Era e varfërisë, të cilën disa prej nesh e njohin nga kampet e refugjatëve afrikanë, ndjehej edhe aty. Këtu BE-ja duhet të bashkëpunojë me shtetet e Evropës Lindore për ta zgjidhur sa më parë këtë problem. Ne duhet ta ndalojmë rrethin vicioz që ua ndalon atyre arsimimin dhe u hqe çdo shans për të hyrë në tregun e punës dhe për t´u etabluar."


Ne duhet të ndihmojmë, thanë të gjithë deputetët dhe bënë propozime nga më të ndryshmet. Por vetëm paratë dhe masat administrative nuk mund ta zgjidhin problemin, tha politikanja e CDU-së Steinbach:

"Duhet të fillojmë të mendojmë ndryshe dhe madje edhe në komunitetet e romëve dhe sintit duhet të ndryshojë mënyra e mendimit. Përmirësimi i kushteve nuk do të ketë efekt pozitiv po nuk u kuptua nga vetë njerëzit e prekur si një shans i ri."

Në debatin e bundestagut u fol edhe mbi problemet e romëve në Gjermani. Sidmos refugjatët vuajnë, tha Michael Leutert i fraksionit të majtë:

"Refugjatët duhet të përballen me tri forma diskriminimi: Së pari ata janë njerëz pa pashaporta gjermane, pra të huaj. Së dyti ne flasin për romët dhe sintit dhe e dimë të gjithë se me cilat paragjykime duhet të jetojnë ata. Dhe së treti ata si refugjatë që gëzojnë një status të kufizuar qëndrimi, nuk kanë pothuajse asnjë mundësi aksesi në tregun e punës, në sistemin arsimor apo në atë shëndetësor. Dhe lista mund të vazhdojë pafund."