1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundestagu e zgjat mandatin për stacionimin e Bundeswehr-it në Kosovë

Anila Shuka/Berlin6 Qershor 2008

Për vazhdimin e pjesëmarrjes së ushtarëve gjermanë në misionin e KFOR-it në një votim nominal thanë po 499 deputetë, ndërsa 57 ishin kundër. Tre deputetë abstenuan. Grupi parlamentar i "Së Majtës" votoi kundër.

https://p.dw.com/p/EEuF
Bundestagu gjerman
Bundestagu gjermanFotografi: picture-alliance/ dpa

Gjermania ka të stacionuar gjithsej 2870 ushtarë në Kosovë dhe kontingjenti i saj është më i madhi në kuadër të misionit të KFOR-it.


Deputetë socialdemokratë, unionistë dhe liberalë argumentuan domosdoshmërinë e KFOR-it, për të ruajtur sigurinë në Kosovë: "Në Kosovë mungon siguria dhe monopoli i pushtetit, tha deputeti socialdemokrat Johannes Jung." Ai u ankua se nacionalizmi vazhdon të dominojë në të gjitha anët. Prandaj edhe KFOR-i dhe misioni i BE-së janë të vetmet garanci që dy përfaqësuesit etnive të kthehen dikur në qytetarë dhe t'u mundësojnë një jetë më të mirë brezave të ardhshëm.


Në emër të liberalëve, Rainer Shtiner, vuri në dukje, se megjithëse fraksioni i tij e mbështet ekzistencën e KFOR-it, nuk do të thotë që ai është i kënaqur me politikën e BE-së në Kosovë: "Përgatitjet për misonin e Eulex-it po tregojnë se BE-ja nuk është në gjendje ta përgatisë ata me vendosmëri. Përgatitjet kanë ngecur dhe kjo na prish imazhin", u ankua Shtiner.


Mariluize Bek (Marieluise Beck) akuzoi në emër të të gjelbërve, kritikoi të majtën, se me rrefuzimin që ajo i bën mandatit të KFOR-it po i lë në baltë njerëzit në Kosovë: "Detyra e KFOR-it është ruajtja e etnive. Pa të do të plaste një krizë e re, që sërish do të çont në përndjekje dhe dhunë, tha politikanja gjermane.


Në emër të "Së Majtës", Norman Paech, e quajti edhe një herë të paligjshëm praninë e ushtarëve gjermanë në Kosovë. Me pavarësimin e Kosovës, ky mandat nuk mbështetet më mbi të drejtën ndërkombëtare, kritikoi ai. Një ditë më parë "E majta" kishte ngritur padi pranë Gjykatës Kushtetuese.